Pacolli: Origjinali i programit ekonomik, jemi ne
Presidenti i AKR’së, Behgjet Pacolli, ka ripërsëritur se “origjinali” i programit ekonomik që e kanë partitë tjera, e ka “prejardhjen” nga program i AKR’së.
Në emisionin “Interaktiv” të KTV’së, Pacolli e ka vlerësuar fushatën si të mirë dhe të qetë.
“Ne jemi origjinali i programeve që ju i shihni sot. Partitë tjera na kanë kopjuar”, ka thënë Pacolli.
Ai ka ripërsëritur se me LDK-në nuk kanë asnjë marrëveshje.
Edhe Pacolli, ashtu si liderët tjerë politik në vend, ka bërë thirrje për zgjedhje të qeta të dielën.


