Hidromorava

Pacolli: Nuk largohem nga koalicioni qeverisës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka deklaruar se nuk ka pasur konflikt interesi rreth memorandumit të mirëkuptimit, i nënshkruar me një konsorcium në shtetin e Nigerisë, dhe se rasti i ngritur nga Agjencia Kundër Korrupsionit është bërë vetëm me trillime.

Për memorandumin e mirëkuptimit, Pacolli, në Rubikon të KTV-së, tha se nga AKK-j është kërkuar që të tregohet pronësia e firmave, të cilat ishin pjesë të konsorciumit.

Për ato që Pacolli i quan trillime të AKK-së, ai thotë se dikush do të japë përgjegjësi, ndërsa ka përmendur edhe një SMS të kreut të AKK-së, Hasan Preteni, të cilin e kishte marrë sa ishte në New York.

I dyti i Qeverisë ka folur edhe për qeverinë aktuale, duke thënë se nuk e ka ndërmend të largohet nga koalicioni edhe pas inkuadrimit të mundshëm të AAK-së në koalicion, përveç nëse një gjë e tillë i kërkohet nga kreu i Ekzekutivit, Hashim Thaçi.

Nga angazhimin e tij në procesin e lobimit dhe të njohjeve, Pacolli, ka theksuar se pret rezultate të reja, ndërsa shteti i Ugandës do të tregojë shumë shpejt rezultate.

KKVITI

Pacolli ka insistuar se njohja nga Mali ekziston ende dhe nuk është tërhequr, duke e shpjeguar edhe njëherë situatën në atë vend.

Lidhur me rastin e Hotelit “Grand”, Pacolli ia ka vënë gishtin mosfunksionimit të drejtësisë në vend, për shkak se nuk ka mundur t’i marrë 60 % të aksioneve, të cilat i kishte blerë në vitin 2006.

“I vetmi njeri që ka kërkuar para për “Grand”-in është Astrit Haraqija”, ka thënë Pacolli. Ndërsa për Ukë Rugovën dhe familjen Rugova ka thënë se ata i ka mikë të familjes dhe se Ukë Rugova asnjëherë nuk i ka kërkuar para ose ndonjë favor.

Në fund të intervistës, Pacolli, ka bërë të ditur se është edhe kandidat për çmimin Nobel për Paqe.