FITORJA

Pacolli: Nuk ka më vend për zhvatje, ndryshimi fillon me fitoren tonë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ne kuadër të Fushatës Zgjedhore, Aleanca Kosova e Re bashkë me partnerët e koalicionit nga LDK-LD-Alternativa, ka mbajtur sot një tubim me qytetarë në Shtime, ku është prezantuar plan programi qeverisës i këtij koalicioni.

Me këtë rast Presidenti i Aleanca Kosova e Re Behgjet Pacolli, tha se data 11 qershor ka rëndësi të madhe në dy aspekte, në vënien e themelit për një ardhmëri të fëmijëve të Kosovës dhe në ndarjes nga e keqja.

Duke i falënderuar qytetarët e Shtimes për mikpritje, Pacolli e rinkonfirmoi edhe njëherë mbështetjen për kandidatin për kryeministër, Avdullah Hoti.
Ai tha se Kosova ka nevojë ta përmirësojë imazhin e saj para miqve ndërkombëtar dhe se këtë do ta bëjë vetëm koalicioni LDK-AKR.

GRANDEMALL

”Qeveria jonë do të jetë qeveri që do të punojë për interesat e qytetarëve dhe që do ta përmirësojë imazhin e shkatërruar të Kosovës. Prandaj dilni dhe votoni, sepse nuk ka vend e as mundësi që kjo zhvatje e Kosovës të vazhdojë më tutje”, tha Pacolli ndër të tjera, ai tha se ndryshimi do të fillojë me fitoren e koalicionit AKR-LDK-LD-Alternativa.

Në fjalën e tij para qytetarëve të Shtimes, kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit, Avdullah Hoti, tha se njerëzit e provuar në fushën e politikes, biznesit e shkencës janë bërë bashkë për ta udhëhequr Kosovën. “Ne ju kemi qëndruar pranë në kohërat më të vështira, tash ju garantoj se do jemi bashke edhe në ndërtimin e demokracisë”, ka theksuar Hoti. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.