GRANDEMALL

Pacolli: Nuk ishte planifikuar atentat ndaj Kurtit, është një konspiracion

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli mendon se nuk është planifikuar një atentat ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe e ka cilësuar këtë një konspiracion.

Pacolli u shpreh se personi i cili është akuzuar se do të kryente atentatin, nuk është nga ata të cilët janë të aftë për të kryer diçka të tillë.

“Unë sigurisht, me hidhërim e kam marrë këtë lajm, por mbrëmë është shëndoshur zemra ime, për arsye e kam parë intervistën e atij që është akuzuar për atentatin, kam parë fytyrën e tij, ai njeri nuk është njeri i atentateve”, tha Pacolli për Euronews.al.

Unë personalisht nuk besoj se ai njeri as do ketë planifikuar apo folur me dikë që do bëjë ndonjë atentat. Është një konsipracion. Viktimë e konspiracioneve të këtij lloji kam qenë edhe unë disa herë. Mendim im, nuk ka pasur atentat, është një konspiracion”, theksoi ai.

Hidromorava


Në vitin 2021, Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë ka zbuluar një plan për të vrarë kryeministrin Albin Kurti.

Dokumenti është publikuar nga hakerat të cilët prej disa ditësh kanë sulmuar kibernetikisht sistemet digjitale dhe ato qeveritare në Kosovë.

Personi për të cilin dyshohet se do kryente atentatin ndaj Kurtit, është Prek Kodra, i cili sipas të dhënave në raport, thuhej se aftësi të mira në përdorimin e snajperëve.

Atentat do të kryhej edhe ndaj Ismet Haxhës, ish-anëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës dhe Xhavit Halitit, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.