UBT

Pacolli: Nuk besoj se anulohet liberalizimi i vizave për Kosovën, por Macron të merret seriozisht

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka deklaruar se liberalizimi i vizave nuk do të anulohet për qytetarët e Kosovës.

Deputeti opozitar në RTV Dukagjini tha se me një janar qytetarët mund të udhëtojnë lirshëm në Evropë.

“Nuk besoj se do të ketë rrezik të anulohen vizat, regjimi i vizave do të bie më një janar dhe qytetarët mund të udhëtojnë lirshëm”, ka thënë ai.

Duke i komentuar deklaratat e presidentit të Francës Emmanuel Macron për vizat, Pacolli tha se si shtet duhet të jemi më serioz.

FITORJA

“Nëse ai ka hy në temë, e ka thënë atë, krejt kjo ka një domethënie, që ne në Kosovë duhet të jemi më serioz. Një lider që udhëheq me një popull që konsideroj janë mbi 1 milionë e 800 mijë, duhet të jetë serioz… nuk guxon ta dëmtoj qytetarin e Kosovës”, tha ai.

Pacolli theksoi se Franca është një nga shtetet më me ndikim në Bashkimin Evropian dhe si e tillë duhet të merret seriozisht nga shteti i Kosovës.

“Do të thoja se është numër një në komunitetin e shteteve evropiane, është një nga shtetet më të forta, nuk ka dikush që e kundërshton një vendim që Franca dëshiron ta marrë për diçka. Gjermania është aleat jashtëzakonisht i fortë i Francës, nëse një president i Francës thotë diçka, i gjithë BE-ja ndoshta ndonjë shtet kundërshton por shumica nuk e kundërshton”, tha ai.

Ai foli edhe për Asociacionin për të cilin tha se kryeministri Albin Kurti ka premtuar që do ta formoj. Sipas tij “hidhërimi” i Francës ka të bëjë me po këtë premtim të Kurtit të cilin ai nuk e ka mbajtur.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.