Pacolli: Një shtet kemi, ta ruajmë dhe ta zhvillojmë

Kryetari i Aleancës Kosova e Re ka vizituar familjen Makolli në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, ndërsa tha se puna, angazhimi dhe përkushtimi është mënyra si mbajnë shtetin.
Pacolli që mban numrin 5 në listën e LDK-së për deputetë, në një postim në rrjetin social Facebook thotë se shtetin duhet ruajtur dhe zhvilluar.“Në Kodrën e Trimave te Familja Makolli.Mobilizimi dhe fryma SHTETndërtuese janë ato që na mbajnë ne.
Puna, angazhimi dhe përkushtimi është mënyrë se si ne mbajmë shtetin.
Një shtet kemi, ndaj ta ruajmë e zhvillojmë”, shkruan Pacolli.