Uji Dea

Pacolli ngacmon Apostolovën dhe Heldt-in pasi BE ia lehtësoi Bjellorusisë liberalizimin e vizave

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ish-krye diplomati ka thënë se përgëzon BE’në për kurajën që ka gjetur për t’ia lehtësuar Bjellorusisë procesin e marrjes së liberalizimit të vizave dhe për t’i lënë qytetarët e Kosovës të vetmit të privuar nga lëvizja e lirë.

Të mërkurën Parlamenti Evropian i ka dhënë dritën e gjelbër dy marrëveshjeve që do të lehtësojnë procesin e liberalizimit të vizave për shtetasit e Bjellorusisë.

Një vendim të tillë e kanë përkrahur 634 deputetë të Parlamentit Evropian, derisa 48 kanë votuar kundër dhe 4 kanë abstenuar të cilët kanë votuar përmes postës elektronike.

Marrëveshjet e aprovuara nga Parlamenti Evropian do të shkojnë në Këshillin Evropian që pritet t’i ratifikojë ato derisa pritet të hyjnë në fuqi në korrik.

Hidromorava

Ndaj një zhvillimi të tillë ka reaguar i irrituar ish-ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, i cili ka thënë se dëshiron të di se çfarë kanë për të thënë tani shefja e Zyrës së BE’së, Natalya Apostolova dhe ambasadori gjerman, Christian Heldt.

Ish-krye diplomati ka thënë se përgëzon BE’në për kurajën që ka gjetur për t’ia lehtësuar Bjellorusisë procesin e marrjes së liberalizimit të vizave dhe për t’i lënë qytetarët e Kosovës të vetmit të privuar nga lëvizja e lirë.

“Përgëzime për Bashkimin Evropian dhe shtetet anëtare që kanë gjetur kurajën për të lëvizur përpara me lehtësimin e vizave për Bjellorusinë dhe që vazhdojnë të mbajnë Kosovën si vendin e vetëm të izoluar pa pasur mundësi të lëvizjes së lirë. Dëshiroj të shoh se çfarë Natalya Apostolova dhe Christian Heldt do të thonë tani”, ka shkruar Pacolli në twitter.

Republika e Kosovës ka plotësuar zyrtarisht të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave. Megjithatë çështja tashmë është në dorën e shteteve anëtare. Gjermania përkrah fuqishëm liberalizimin e vizave për Kosovën, derisa Franca dhe disa shtete tjera janë skeptike dhe kërkojnë përmirësim të performancës në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.