GRANDEMALL

Pacolli nga Brukseli: Ata që po flasin për ndarjen janë kundërshtarë të Kosovës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Derisa udhëheqësi i dialogut me Serbinë, Presidenti Hashim Thaçi po insiston në idenë e tij për shkëmbimin e territoreve, apo siç po e quan ai “korrigjun të kufijve”, zëvendësi i tij, Behgjet Pacolli po e kundërshton këtë. Pacolli ka deklaruar se ndarja ose shkembimi i territoreve janë propagandë e kundërshtarëve të Kosovës.

Po e përfaqësojnë vendin në të njejtën tryezë diskutimi në Bruksel, por kanë ide të ndryshme rreth të njejtës çështje.

Përderisa Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po instiston në idenë e tij për shkëmbimin e territoreve, zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli i cili po qëndron bashkë me Thaçin në Bruksel, ka deklaruar se ndarja ose shkembimi i territoreve janë propagandë e kundërshtarëve të Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Pacolli ka thënë se dialogu për normalizimin e raporteve me Serbinë ska alternative, dhe se synim u Kosovës është njohja reciproke dhe rruga integruese drejt Bashkimit Evropian.

Uji Dea

“Dialogu për normalizimin e raporteve me Serbinë ska alternativë. Njohja reciproke dhe rruga integruese drejt BE-së është synimi ynë. Ndarja ose shkembimi i territoreve janë propagandë e kundërshtarëve të Kosovës”, ka shkruar Pacolli.

Ndryshe, para pak minutash ka përfunduar takimi në mes të Presidentit Hashim Thaçi dhe përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme të BE’së, Federica Mogherini.

Por, para fillimit të këtij takimi, Thaçi për media ka ripërsëritur idenë e tij për shkëmbimin e territoreve, apo siç po e quan ai “korrigjim të kufijve”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.