Fidanishtja

Pacolli: Nëse Dick Marty është kërcënuar nga serbët, është koha të tregojë si e krijoi narrativën që e çoi Thaçin në burg

/ 3 minuta lexim

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka komentuar raportimet se Dick Marty është kërcënuar nga shërbimet serbe dhe se qëllimi ka qenë vrasja e tij që faji t’iu bartet kosovarëve.

Kështu kanë raportuar dje disa media të huaja.Lidhur me këtë çështje ka reaguar Pacolli i cili është shprehur se nëse kjo është e vërtetë, atëherë është koha e duhur që ai të tregojë si e krijoi narrativën e tij të famshme të organeve.

Ky narracion i Martyt është shtylla kryesore e Gjykatës Speciale në Hagë ku tash ish-presdienti i Kosovës Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentari Kadri Veseli dhe ish-krerë të tjerë të UÇK-së po mbahen në paraburgim nën akuzat për krime lufte.

“Nëse është e vërtetë se Dik Marti po kërcënohet nga inteligjenca serbe, është koha e duhur qe ai të tregoi se si e krijoi narrativën e tij të famshme të organeve, për çka z. Hashim Thaqi sot është në paraburgim në Hagë.😡😡😡😡😡”, ka shkruar Pacolli.

“Mise au Point” ka nxjerr një hulumtim për Dick Martyn, ku zbulohet që ish-prokurori i njohur zviceran, është nën rrezikun e një plani për t’u vrarë nga inteligjenca serbe dhe e gjitha kjo t’i vishet kosovarëve, me të vetmin qëllim, diskreditimin e Kosovës.

Mobi Casa

Për pasojë, sipas televizionit publik zviceran, ka 16 muaj që ish-raportuesi në Këshillin e Evropës, Dick Marty, është duke u mbrojtur nga forcat zvicerane, pasi që ka marrë kërcënime nga elementë radikalë të shërbimit inteligjent serb.

E përditshmja zvicerane Tagesanzeiger, ka raportuar se Këshilli Federal ka mobilizuar edhe ushtarët elitë për të mbrojtur Dick Martyn, pasi që rreziku për jetën e tij është shumë i madh.

Marty, në Ballkan njihet më së miri, për hetimin e krimeve të luftës në Kosovë. Tani, ai është nën mbrojtje 24-orëshe nga forcat ushtarake zvicerane, shkruan lajmi.net.

Vetë Marty ka folur për këtë situatë.“Kërcënimi me sa duket vjen nga qarqe të caktuara të shërbimeve të inteligjencës serbe, të cilët i kërkuan botës së krimit, vrasësve profesionistë, të më likuidojnë thjesht për t’ua vënë fajin kosovarëve. Sa për vrasësit, ata do të ishin pjesë e botës së krimit. Ka veteranë që specializohen në vrasje me urdhër, vrasje të porositura dhe kështu që nuk duhen shumë para për të vrarë dikë”, ka theksuar ai.