United Hospital

Pacolli nervozohet me deputetët e pozitës: I lig dhe i papërgjegjëshem është veprimi i tyre sot

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka kritikuar deputetët e pozitës, të cilët nuk votuan pro futjes në rend të ditës mocionin urgjent procedural për debat parlamentar lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike, raporton Express.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Pacolli ka thënë se deputetët e pozitës duhet ta kuptojnë se s’ka gjë më të rëndësishme se sa diskutimi për shtrenjtimin e rrymës.

Ai ka thënë se nuk e di se si qytetarët do të përballojnë trendin e shtrejntimeve të produkteve dhe shërbimeve bazike jetësore.

“E pakuptueshme qasja e deputeteve te Kuvendit të Kosovës në raport me interesat e qytetarëve të Kosovës. Deputetët e pozitës duhet ta kuptojnë se ska gjë më të rëndësishme se sa diskutimi për një problem të madh që iu shkaktohet qytetarëve siç është shtrenjtimi i rrymës. Qytetarët janë ata që e mbushin buxhetin e Kosovës me kontributet dhe taksat tyre dhe para tyre duhet të japin llogari këta deputet. I lig dhe i pa përgjegjëshem është veprimi i tyre sot se si iu shmangën debatit për shtrenjtimin e energjisë. Qytetarët do të iritohen shumë kur në fund të muajit faturat të cilat so tu vijnë do të jenë të papërballueshme. Nuk di si qytetarët do të përballojnë trendin e shtrejtimeve të produkteve dhe shërbimeve bazike jetësore??????”, ka shkruar Pacolli.

Ndryshe, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës e kanë lëshua sallën e Kuvendit të Kosovës pasi s’pati kuorum për ta futur në rend dite si mocion urgjent procedural për debat parlamentar, shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike.

United Hospital

Sipas propozimit të opozitës, kjo çështje do të vendosej si pikë e parë dhe pastaj të dilej me rezolutë të përbashkët për revokimin e vendimit të ZRRE-së.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca njoftoi se s’ka pasur kuorum për votimin e këtij mocioni.

“36 deputetë kanë votuar vetëm”, ka thënë Konjufca.

Ndërkohë, Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka miratuar sot vendosjen e bllokut tarifor në 800 kilovat për konsumatorët e energjisë elektrike në Kosovë. ZRrE ndryshoi vendimin pasi me rekomandimin paraprak ata kërkonin që çmimi i energjisë elektrike të rritet për konsumatorët që shpenzojnë mbi 600 kilovat. Propozimi ka ardhur në mbledhje nga departamenti i tarifave dhe është miratuar në mënyrë unanime. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.