GRANDEMALL

Pacolli në Zhur: Vota juaj për koalicionin tonë është votë kundër mashtrimit, mjegullës dhe korrupsionit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Aleanca Kosova e Re, bashkë me partnerët e koalicionit LDK-LD-Alternativa, ka vazhduar fushatën sot edhe në Zhur, ku u prezantua programin qeverisës si dhe kandidatët për deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, nga radhët e koalicionit.

I pritur me brohoritje të shumta, presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ju bëri thirrje qytetarëve që me datë 11 qershor të dalin dhe të votojnë për një qeveri që udhëhiqet me ditur me përkushtim, pa korrupsion, pa zhvatje e pa hajni. Pacolli tha se bashkë me qytetarët e Kosovës do ta jetësojmë ëndrrën e Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, për t’ua rikthyer qytetareve shpresën për një Kosovë të zhvilluar dhe të përparuar.

Hidromorava

“Ky koalicion, do ta jetësojë shpresën tuaj për një jetë dinjitoze, andaj dilni votoni, sepse vota juaj do të veprojë kundër mjegullës, zhvatjes e hajnisë. Votoni njerëzit e ndërgjegjshëm dhe njerëzit e punës e të suksesit, vetëm kështu mund ta ndërtojmë Kosovën madhështore”, ka thënë ndër të tjera i pari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit AKR-LDK-LD-Alternativa, tha para qytetarëve se është i nderuar që i prinë një liste e cila në vete ka njerëz të suksesit dhe profesionistë të jashtëzakonshëm. “Ne i kemi dhëne zotimet tona, këto nuk janë vetëm premtime të fushatës, ju garantoj se ne kryejmë pune”, ka thënë Hoti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.