GRANDEMALL

Pacolli në Vushtrri: Rinia, aseti ynë më i vlefshëm

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Aleanca Kosova e Rem, në kuadër të aktiviteteve të fushatës parazgjedhore, mbajti tubim me qytetarë në Vushtrri. Në praninë e shumë qytetarëve e përfaqësuesve të AKR-së, nënkryetarja e degës së AKR-së në Vushtrri, Arta Haxhaj tha se AKR-ja në Vushtrri ka bërë gjithmonë punë të përkushtuar, duke treguar mobilizim i cili ka rritur besimin e qytetarëve në AKR-në dhe Presidentin Pacolli si lider, me sukseset e të cilit krenohen të gjithë shqiptarët.

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, duke falënderuar të gjithë atë që e kanë mbështetur dhe po e përcjellin në këtë rrugëtim të tij, tha se partia të cilën ai e udhëheq ka qenë shembull për partitë e tjera, me idetë të cilat që nga viti 2007 kur i ka prezantuar AKR-ja, gjejnë vend edhe sot.

“Mënyra e re, mënyra moderne e ekonomisë është ajo të cilën Kosova absolutisht duhet ta fillojë. Tani është koha. E kam fjalën për fillimin e erës së globalizimit. Globalizmi dominon sot botën dhe krijon mundësi punësimi dhe ngritjen e zhvillimit ekonomik e ngritjes së vetëdijes së njerëzve. Programi i AKR-së koncentrohet aty, në dy shtylla: ta kthejmë ekonominë e Kosovës sa më shpejt që ajo të jetë pjesë e ekonomisë globale dhe industria e shërbimeve. Shteti ynë është shteti ideal, rinia jonë aktive dhe e shëndoshë është e gatshme t’i hyjë edhe kësaj sfide dhe të jap shërbime globale”, tha ndër të tjera Pacolli.

Duke i bërë thirrje rinisë që të qëndrojë dhe të mos e lëshojë Kosovën, Ministri i Jashtëm në detyrë tha se shumë shpejtë do të bëhet edhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, duke iu referuar edhe takimit të djeshëm me homologun e tij finlandez, si shtet i cili kryeson me Presidencën e Bashkimit Evropian.

“Kjo qeveri do të udhëhiqet prej jush. Kjo është shpresa dhe dëshira ime, që ju një ditë ta udhëhiqni Kosovën dhe institucionet e Kosovës”, iu drejtua tè rinjve Pacolli.
Në fund të tubimit, u bë prezantimi i kandidatëve për deputet nga Aleanca Kosova e Re.

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.