ARKATANA

Pacolli në Vushtrri: Bashkimi me familjen e madhe Rugoviane, na jep më shumë fuqi për jetësimin e Kosovës dinjitoze

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Sot në prani të një numri të madh të qytetarëve, Aleanca Kosova e Re, bashkë me partnerët e koalicionit LDK-LD-Alternativa, ka mbajtur tubimin e radhës në komunën e Vushtrrisë.

I përcjellur me brohoritje të shumta Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli tha se pas 10 viteve në politikën kosovare, tash edhe shpirtërisht e përjeton një situatë krejtësisht tjetër duke besuar kështu në ndryshimet politike që e presin Kosovën. “Do të ndodhë diçka e re që do ta drejtojë Kosovën nga civilizimi dhe prosperiteti. Jam i lumtur që jemi bashkuar me familjen e madhe Rugoviane, kjo na jep edhe më shumë fuqi që të gjithë se bashku të punojmë për një Kosovë dinjitoze.

Pacolli para vushtrriasve ka thënë se Avdullah Hoti është njeri i dijës, qytetëruar, me tradita familjare dhe që meriton respekt, duke shprehur kështu mbështetjen e Aleancës Kosova e Re për kryeministrin e ardhëm të Kosovës, Avdullah Hotin.
“Gjatë punës sonë të përbashkët unë jam bindur se synimi juaj është zhvillimi i Kosovës, mirëqenia e qytetarëve dhe ardhmëria e ndritshme e rinisë tonë të mrekullueshme. Ne do t’ju japim mundësi të rinjve tanë që të tregojnë për idetë e tyre, të cilat ne do t’i mbështesim edhe financiarisht”, ka thënë presidenti Pacolli.

FIDANISHTJA

Presidenti i AKR-së ka shtuar se koalicioni i shpresës do ta krijoje një shoqëri, ku nuk do të ketë vend për zhvatësit. “Koha e presioneve dhe udhëheqjeve me forcë e shantazh ka kaluar, tash është koha për njerëzit që do ta ndërtojnë Kosovën e që do ta zhvillojnë ekonomikisht. Ne jemi bashkuar sot dhe së bashku jemi edhe më të fortë”, ka shtuar numri një i AKR-së, duke ju bërë thirrje qytetarëve të Vushtrrisë që me datë 11 qershor ta votojnë koalicionin e së ardhmes.

Ndërsa kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit AKR-LDK-LD-Alternativa, Avdullah Hoti tha se koalicioni i shpresës është koalicion i fitores pa asnjë diskutim. “Do ta sigurojmë një shtet të së drejtës dhe do ta kemi një sistem shëndetësor dinjitoz. Kërkoj mbështetjen nga ju për ta çuar ne vend amanetin e Presidentit Rugova dhe ta anëtarësojmë Kosovën në BE”, ka thënë ndër të tjera kandidati për kryeministër Avdullah Hoti. Më pas ai ka prezantuar edhe kandidatët e koalicionit për deputetë, në mesin e të cilëve është prezantuar edhe Arta Haxhaj, kandidate e cila vjen nga rajoni i Vushtrrisë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.