Pacolli: Në Vlorë me projekte konkrete

Pak ditë pas mbledhjes së përbashkët të qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë në Prizren, zëvendës/kryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli argumenton në “News24” nevojën që dy vendet të rrugëtojnë së bashku. I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” të Eni Vasilit, zoti Pacolli thekson se ka dhënë kontributin e tij modest në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Prizren.
Zoti Pacolli, në Prizren u mbajt një mbledhje e përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës, flitet që ju keni qenë një ndër ideatorët, a është e vërtetë kjo apo jo?
Nëse flitet për një bashkëpunim mes dy qeverive ka qenë një proces i dy anëve. Aspirata ka qenë të jetë një komb, procesi ka filluar, por nuk ka filluar pardje. Ndoshta kam dhënë një kontribut krejt modest në këtë, por sidoqoftë jam i lumtur që ky kontribut nuk ka shku huq, por ka kontribu si motivacion për të ndodhur kjo që ka ndodhur.