Pacolli ne tribunë me trashëgimtaren e Rugovës: Do ta kthejmë lavdinë e kohës së Presidentit. Mjaft me agoninë 18 vjeçare!

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Në prani të një numri të madh të qytetarëve, Aleanca Kosova e Re bashkë me partnerët e koalicionit LDK-LD-Alternativa, ka hapur sot fushatën zgjedhore edhe në lagjen “Kodra e Trimave”, në Prishtinë.

I përcjellur nga brohoritjet e shumta të qytetarëve Presidenti i Aleancës Kosova e Re,z. Behgjet Pacolli, doli në skenë i shoqëruar nga vajza e Presidentit historik të Kosovës Dr.Ibrahim Rugova, znj. Teuta Rugova, duke i shprehur kështu mirënjohjen më të thellë për jetën e veprimtarinë e presidentit historik Dr.Ibrahim Rugova.
Pacolli ju ka bërë thirrje qytetarëve të pranishëm që të votojnë për të ardhmen dhe për perspektivën e Kosovës. “Deri tash Kosova është dhunuar, zhvatur e keqtrajtuar, ky është fundi. Koalicioni i territ duhet të largohet, tash është koha për njerëz të dijës dhe për njerëz qe e duan qytetarin e Kosovës.” Ka thënë i pari i AKR-së dhe ka shtuar se koalicioni AKR-LDK-LD-Alternativa ka përgatitur një program të dinjitetshëm, i cili do ta trefishojë buxhetin dhe do ta rrit GDP-në.
“Do të krijojmë grupe proaktive të cilët do të punojnë me idetë tuaja dhe do t’i financojnë ato. Prandaj dilni votoni për të ardhmen tuaj, ky koalicion i ka njerëzit e dijshëm dhe me duar të pastra’, ka thënë më tutje Presidenti Pacolli.

Fundamenti

Kandidati për kryeministër Avdullah Hoti tha se koalicioni AKR-LDK-LD-Alternativa i ofron qytetarit një kontratë për të rritur buxhetin, pensionet dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës. “Programi ynë është program i zhvillimit ekonomik i cili do ta qojë Kosovën drejtë perspektivës evropiane”, ka thënë Avdullah Hoti.

Më pas para qytetarëve u prezantuan edhe kandidatët e koalicionit për deputetë të cilët vijnë nga rajoni i Prishtinës.

Mund të ju interesoj: