Fundamenti

Pacolli ne takimin me përfaqësues te kompanive: Do themelojmë Berzën e Kosovës

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Pacolli i kërkon bizneseve të ndërlidhen me ekonominë globale. Edhe Trepça do te shpëtojë nga kjo ndërlidhje, pa e ndryshuar pronësinë. Presidenti ka dhe një alarm: mos e prishni natyrën me shfrytëzim të egër, mos e shkatërroni kopshtin që Perëndia na e ka lenë.

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka thënë kështu sot para investitorëve dhe biznesmenëve në një konferencë të organizuar nga koalicioni AKR-LDK-LD-Alternativa, të mbajtur në Hotelin Emerald në Prishtinë.

Duke folur për planin ekonomik dhe zhvillimor për mandatin katërvjeçar, i pari i AKR-së ka treguar për shtyllat kryesore të planprogramit qeverisës të koalicionit dhe për platformën e ekonomike si dhe mënyrën e implementimit të saj.

“Zhvillimi ekonomik me rritje 8%, krijimi i vendeve të punës deri në 70 mijë vetë. Gjithashtu ne do ta themelojmë agjencinë e pavarur të participimeve që të mos e shesim pronën tonë, do të ftojmë investitorët që të fillojnë aktivitetet e tyre në fabrikat që nuk janë në funksion”, ka thënë Presidenti i AKR-së dhe ka shtuar se qysh në fillim të qeverisjes do të jetësohen tri zonat e lira ekonomike, pra në Gjakovë, Mitrovicë dhe Prizren dhe ka shtuar se gjatë mandatit qeverisës do të themelohet edhe Berza e Kosovës.

FIDANISHTJA

I pari i AKR-së më tutje ka treguar edhe për planin e krijimit të tregut të përbashkët gjithëshqipëtar, i cili sipas tij është shumë i rëndësishëm për tërheqjen e investitorëve më të mëdhenj. “Do ta zhvillojmë industrinë përpunuese. Kemi fuqi punëtore të lirë dhe duhet të ecim përpara. Edhe të rinjtë tanë do të gjejnë punë sepse ne kemi një praktikë për këtë. Na mbështesni për këto gjëra.”, ka thënë presidenti Pacolli, duke shpjeguar metodat e zhvillimit të cilat janë përdorur nëpër vende të zhvilluara si dhe për mundësinë e aplikimit të tyre edhe në Kosovë.

Pacolli gjatë fjalës së tij ka përmendur edhe Trepçën për të cilën ka thënë se gjithmonë do të jetë pronë e Kosovës. “Trepça do te trajtohet sipas metodologjisë së PPP-ve gjithmonë duke involvuar kompani globale por vetëm në menaxhim jo në pronësi, Trepça do te jetë gjithmonë pronë e Kosovës”, ka theksuar presidenti i AKR-së.

Ai ka akuzuar institucionet për shkatërrim të maleve nga gurthyesit, si dhe shkatërrimin e lumenjve , të cilët sipas tij janë kthyer nëpër humnera të eksploatuesve të egër.
Pacolli ka shtuar gjatë fjalimit të tij se qeveria e koalicionit të shpresës, do ta ndajë gjyqësinë nga politika. “Kjo duhet të bëhet njëherë e përgjithmonë. Gjyqësia duhet të jetë e pavarur e të mos mbesin lëndët pa u zgjidhur me vite. Me këtë do të kemi probleme me imazhin tonë në Kosovë”, ka theksuar ai. Presidenti i AKR-së është zotuar se me eksperiencën që e posedon, e ka mundësinë që ta bëjë Kosovën një vend të dashur për qytetarët, ku mirëqenia e tyre do të ishte prioritet./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.