Uji Dea

Pacolli në takimin me Kongresmenin amerikan Palazzo: Ne, i jemi mirënjohës për gjithë jetën ShBA-ve

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Prishtinë – Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm, z. Behgjet Pacolli, ka pritur në një takim pune në ambientet e Ministrisë së Jashtme, Kongresmenin amerikan, Steven Palazzo, i cili ishte i shoqëruar edhe nga përfaqësues të Ambasadës amerikane në Prishtinë.

“Ne, i jemi mirënjohës për gjithë jetën SHBA-ve”, i ka thënë ministri i jashtëm, Pacolli, Kongresmenit amerikan Palazzo, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.
“Në këto 10 vjet jetë të pavarur, ne po përpiqemi të ndërtojmë një shoqëri të civilizuar dhe po ecim para, megjithëse kemi bërë dhe gabime”, ka vazhduar kreu i diplomacisë kosovare.

Nga ana e tij, Kongresmeni, Palazzo, është falënderuar për mikpritjen e popullit të Kosovës, “vend në të cilin çdo amerikan ndihet si në shtëpinë e vet”.

FIDANISHTJA

Gjatë bisedës së ngrohtë dhe miqësore, ministri Pacolli e njohu bashkëbiseduesin me përpjekjet e tij për të rritur njohjet e Kosovës anembanë globit, aktivitet në të cilin ka gjithmonë bashkëpunimin dhe mbështetjen e SHBA-ve.

Duke i treguar për përshtypjet nga vizita e ngrohtë në shtetin e Ajovas (Iowa) në ShBA, ministri Pacolli kërkoi vendosjen e kontakteve të Kosovës me shtetin e Misisipit, zonën elektorale të Kongresmenit, shtet ky i njohur për traditën bujqësore./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.