Fundamenti

Pacolli në takimin me diplomatin amerikan Yee: Zgjidhjet ekonomike lehtësojnë marrëdhëniet ndër – etnike

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Prishtinë – “Zgjidhjet ekonomike janë shumë të mira për të lehtësuar marrëdhëniet ndër-etnike”. Kështu janë dakorduar, z Hoyt Brian Yee, Zëvendës-Ndihmës Sekretari amerikan i shtetit dhe ministri i jashtëm i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, gjatë takimit të tyre të përzemërt, që zhvilluan sot në orët e pasdites në Prishtinë.

Në kuadër të këtij takimi, Ministri i Jashtëm Pacolli, e njohu zyrtarin e lartë amerikan me idetë e tij për zgjidhjen e problemit të Trepçës, ashtu edhe bashkimin e Mitrovicës, nëpërmjet shtrirjes së Zonës së Lirë Ekonomike në gjithë territorin e kësaj komune, si zgjidhje që prodhon mirëqenie, mirëkuptim dhe zhvillim ekonomik për atë zonë.

Gjatë bisedës, Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, foli dhe për takimet e shumta të tij në rajon, sic ishte vizita e sotshme në Maqedoni dhe ajo e mëhershme në Mal të Zi, duke theksuar qasjen konstruktive të Qeverisë së re dhe të tijën personale, për të zhvilluar marrëdhënie paqësore dhe të fqinjësisë së mirë, gjë e cila do t’i kontribuonte forcimit të mëtejmë të bashkëpunimit rajonal.

Në lidhje me Serbinë, ministri Pacolli tha se “kemi zgjedhur të mos i përgjigjemi provokimeve, që vijnë nga Serbia, duke shikuar më shumë nga e ardhmja, në respekt të plotë të sovranitetit tonë dhe nevojës për të përmbyllur përfundimisht këtë kapitull të historisë”.

ARKATANA

Nga ana e tij, diplomati amerikan vlerësoi hapat e rinj, dinamikën dhe kreativitetin e diplomacisë kosovare në drejtim të njohjeve të reja, anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, për të cilat, SHBA do të vazhdojnë të ofrojnë asistencën e tyre.

Z. Yee, garantoi se SHBA do jenë afër Kosovës, do të bashkëpunojë në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar, për zhvillimin ekonomik të vendit dhe në të gjitha fushat e tjera.

Ai, tutje kërkoi, që Kosova të përmbyllë çështjen e demarkacionit, si kapitull që mban peng liberalizimin e vizave dhe inkurajoi Kosovën, që të vazhdojë në rrugën e reformave të gjithanshme./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.