FIDANISHTJA

Pacolli në samitin e Unionit Afrikan, lobim intensiv

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Në ditën e parë të qëndrimit në Etiopi, zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së konferencës vjetore të Unionit Afrikan që koincidon me 50 vjetorin e themelimit të kësaj organizate.

Gjatë kësaj ceremonie zëvendëskryeministri Pacolli pritet të takohet me disa krerë shtetesh me presidentin e Zambisë, Botsvanës, Tanzanisë dhe Sudanit Jugor.

ARKATANA

Zëvendëskryeministri Pacolli pritet të zhvillojë një darkë pune me komisioneren e lartë të Unionit Afrikan, Dlamina Zuma dhe me ish presidentin e Nigerisë, Olesegun Abasango, që është figurë shumë e respektuar në kontinentin Afrikan, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Zyra e zv/kryeministrit Pacolli.

Aktiviteti diplomatik i Pacollit vazhdon edhe të dielën, ku sipas agjendës pritet të zhvillohen takime të rëndësishme në kuadër të Samitit të vendeve të Unionit Afrikan, në të cilin është duke marrë pjesë edhe sekretari amerikan i shtetit John Kerry.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.