UBT

Pacolli në Prizren: Është koha e fundit që t’i themi mjaft hajnisë, korrupsionit dhe dështimit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

“Presidenti Rugova e ka përmendur fjalën shpresë, ndërsa qytetarët e Kosovës koalicionin tonë e quajtën koalicioni i shpresës. Ne do ta jetësojmë shpresën dhe do ta bëjmë atë me nder. Bashkë me ju, ne do ta ndërtojmë një Kosovë madhështore ashtu siç qytetarët e Kosovës dhe të Prizrenit, e meritojnë.” Kështu ka thënë Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli në hapjen e Fushatës Zgjedhore në qytetin e Prizrenit, ku bashkë me partnerët e koalicionit AKR-LDK-LD-Alternativa, kanë bërë prezantimin e kandidatit për kryeministër dhe kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Duke ju bërë thirrje qytetarëve që të mbështesin kandidatin për kryeministër Avdullah Hoti, Presidenti Pacolli ka thënë se Kosova asnjëherë më parë nuk e ka pasur një listë me kandidatë dhe kuadro ku mbi 85% prej tyre janë me shkollim e arsimim të niveleve më të larta, ndërsa ka përmendur edhe përfaqësimin e grave me mbi 45% dhe rininë me mbi 65%.

Pacolli i ka ftuar qytetarët e Prizrenit që ta krahasojnë këtë listë me të tjerat dhe me votën e tyre ta shpëtojnë Kosovën nga duart uzurpatorëve dhe njerëzve të korruptuar.

Fundamenti

Presidenti i AKR-së ka theksuar se kjo është koha e fundit për t’i thënë mjaft hajnisë, korrupsionit dhe dështimit.

Ndërsa kandidati i koalicionit AKR-LDK-LD-Alternativa, për kryeministër Avdullah Hoti ka thënë se me qeverisjen e koalicionit të shpresës, Kosova do të shndërrohet në shtet të së drejtës, mundësive të barabarta dhe të ardhmes së mirëfilltë për qytetarët e Kosovës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.