FIDANISHTJA

Pacolli: Në nëntor presim anëtarësimin në Interpol

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se Kosova është rikonfirmuar në agjendë për tu anëtarësuar në Interpol.

Pacolli në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Kosova tani pret që në Asamblenë e Përgjithshme, që do të mbahet në nëntor të këtij viti në Emiratet e Bashkuara Arabe të bëhet anëtare e barabartë e Interpolit.

FIDANISHTJA

“Një lajm shumë i mirë për vendin tonë. Kosova rikonfirmohet edhe njëherë në agjendë për tu anëtarësuar në Interpol. Mbështetja u mor me shumicë votash, në Lyon të Francës në mbledhjen e Këshillit ekzekutiv të Interpolit. Kosova tani pret që në Asamblenë e Përgjithshme, të jetë anëtare e barabartë e Interpolit në nëntor të këtij viti në Emiratet e Bashkuara Arabe. Anëtarësimi i Republikës së Kosovës në Interpol nuk përbën kërcënim për askënd. Kosova në Interpol i kontribuon luftës globale kundër krimit të organizuar, ekstremizmit të dhunshëm dhe fenomeneve tjera kriminale”, shkruan Pacolli.

Ndryshe, Kosova kishte aplikuar edhe vitin e kaluar për anëtarësim në mekanizmin ndërkombëtar policor, INTERPOL. Ajo ishte futur në agjendën e Komitetit Ekzekutiv të Interpolit, në mënyrë që të votohej për pranimin e saj në Asamblenë e Përgjithshme vjetore të kësaj organizate, e cila u mbajt më 17 shtator të vitit 2017, në Pekin. Përderisa Palestina dhe Ishujt Solomon ishin pranuar në këtë organizatë, Kosova kishte tërhequr kandidaturën e saj. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.