GRANDEMALL

Pacolli: Në nëntor do të anëtarsohemi në INTERPOL

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Pas avancimit të pozitës së Republikës së Kosovës në ‘Frankofoni’, ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, thotë se Kosovën në nëntor të këtij viti do ta anëtarësojë edhe në INTERPOL, raporton Gazeta Express.

Këto deklarime Pacolli i ka bërë në një postim në profilin e tij zyrtar.

Sipas tij anëtarësimi i Kosovës në IINTERPOL nuk është kërcënim për askënd dhe se do t’i kontribuojë paqes dhe stabilitetit në rajon.

Postimi i plotë i Pacollit:

Samiti i Organizatës ndërkombëtare të Frankofonisë i mbajtur në Jerevan të Armenisë, rezultoi me ngritjen e statusit të Republikës së Kosovës si vend anëtar i asocuar. Pavarësisht përpjekjeve destruktive të palës serbe, Kosova shënoi sukses të plotë, duke iu falenderuar punës së palodhshme të gjithë ekipit të MPJ, stafit diplomatik dhe institucioneve tjera shtetërore.

FIDANISHTJA

Falenderoj presidentin Macron, kryeministrin Trudeau dhe gjithê liderët e shteteve të Frankofonisë për mbështetjen ndaj Kosovës.

Synimi ynë i radhës, që është edhe sfida më e madhe e shtetit tonë, e diplomacisë tonë dhe fuqizimit të shtetësisē, do të jetë anëtarësimi në INTERPOL, në nëntor të ketij viti.

Gjithë kapacitetin tim e kam orientuar drejt këtij synimi.

Kosova në INTERPOL nuk do të thotë kërcënim për askend. Kosova në INTERPOL do të thotë paqe dhe kontribut në sigurine e brendshme, rajonale dhe ndërkombëtare. Kosova në INTERPOL do të thotë luftë kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar ndërkombëtar dhe më shumë siguri për qytetarët tanë.

Kosova në Interpol do të thotë fuqizim i shteti tonë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.