KKVITI

Pacolli në “luftë” me konkurrentët për policat kufitare

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Prishtinë – Rrahim Pacolli, drejtor i kompanisë së sigurimeve “Siguria” është i vendosur që nga 1 korriku i këtij viti ta ul çmimin e policave të sigurimeve kufitare për 50 për qind, pavarësisht se kompanitë tjera të sigurimeve në vend po e kundërshtojnë një vendim të tillë.

Ulja e çmimit të policave kufitare për 50 për qind përafërsisht do t’i kursente xhepat e bashkatdhetarëve tanë për rreth 6 milionë euro.

I kontaktuar nga gazeta “Zëri” Pacolli thotë se në cilësinë e kryesuesit të mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Burisë Kosovare të Sigurimeve ka ftuar anëtarët e tjerë për mbledhje për të diskutuar në lidhje me zbritjen e tarifave të sigurimit kufitar, por përveç drejtorit të BKS-se, zëvendës drejtorit dhe drejtorit të një kompanie të sigurimit, të gjithë të tjerët sipas tij bojkotuan mbledhjen për arsye të panjohura, raporton zëri.

“Siç po vërehet, nuk janë të pajtimit për ofrim të zbritjes në polica të sigurimit kufitar” ka thënë Pacolli.

ARKATANA

Ai më tej thotë se për një veprim të tillë ka marrë përkrahjen e kryeministrit Isa Mustafa, kryeparlamentarit Kadri Veseli, por edhe nga guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Bedri Hamza, raporton zëri.

“Ulja e çmimit të policave për 50 për qind do ta lehtësonte në masë të madhe ardhjen e bashkatdhetarëve në vendin tonë. Ka kaluar koha e policave kufitare me çmime të larta” ka thënë ai.

Më tej Pacolli apelon edhe te kompanitë tjera të sigurimeve në vend që ta ndjekin rrugën e tij, pasi që sipas tij më ketë veprim do të përfitonin të gjithë, por më së shumti bashkatdhetarët që vijnë për pushime në vendlindjen e tyre, raporton zëri.

Përndryshe nga përfundimi i luftës e deri më tash kompanitë e sigurimeve në vend më emër të policës kufitare të sigurimeve kanë inkasuar rreth 200 milionë euro, raporton zëri./ Zëri/