UBT

Pacolli: Në këtë qeveri nuk kemi pasur timon, kemi qenë pasagjerë

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Aleanca Kosova e Re (AKR) ka nënshkruar koalicionin parazgjedhor me Nismën Socialdemokrate me të cilin do të futen në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 6 tetor.

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka vlerësuar se në këto dy vite ka punuar në krah me liderin e Nismës, Limaj dhe kanë pasur gjykime të njëjta për punët e qeverisë.

“Për këto dy vite ne kemi pasur bashkëpunim të mirë dhe kjo ka ndikuar që të kemi koalicion parazgjedhor për zgjedhjet e parakohshme”, tha ai sonte në emisionin “Debat”, në RTK.

Fundamenti

Sipas tij shumë kush thotë është dashur, ose nuk është dashur të bëhet kjo që ndodhi në skenën politike muajin e fundit.

“Jetojmë në një milenium të ri dhe ajo çka vërej tek partitë është se programet e tyre janë të freskuara. Nisma ka program të qendrës së majtë kurse AKR e ka liberale të djathtë”, tha ai. Pacolli vlerësoi se AKR nuk e ka gënjyer qytetarin as nuk ka shkuar kurrë kundër interesave të qytetarit. “Jemi munduar të japim kontributin tonë”, tha ai

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.