FIDANISHTJA

Pacolli në Kamenicë: Shtëpia politike e Rugovës është rritur!

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

“Si gjithmonë besnik ndaj kauzës tonë politike, tash shtëpia jonë është rritur, jemi së bashku në familjen tonë të madhe Rugoviane. Prandaj me datën 11 qershor, dilni masovikisht dhe votoni koalicionin i cili përbëhet nga njerëzit që do ta jetësojnë ëndrrën e qytetarëve për një Kosovë të barabartë për të gjithë”, kështu ka thënë sot Presidenti i Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli në tubimin zgjedhor të koalicionit AKR-LDK-LD-Alternativa, të mbajtur në Kamenicë, ku u përcoll me brohoritje dhe duartrokitje të shumta.

Duke i falënderuar mijëra qytetarë të pranishëm për përkrahjen e madhe, kreu i AKR-së Behgjet Pacolli, e ka cituar presidentin historik të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova.

“Presidenti Rugova gjithmonë thoshte, për të pasur shtet të qëndrueshëm nevojitet liri, pavarësi dhe mirëqenie ekonomike, ai ka pasur të drejtë, sepse nuk mund të ketë pavarësi të plotë pa mirëqenie ekonomike”, ka thënë Pacolli, ai ka shtuar se, koalicioni AKR-LDK-LD-Alternativa, do ta vazhdojë implementimin e idesë së Ibrahim Rugovës.

Pacolli me këtë rast ka pohuar se, këtë ide mund ta jetësojë vetëm koalicioni i njerëzve të punës dhe të dijes, e jo ata që e kanë dëshmuar të kundërtën. “Asnjëri nga ne nuk është me skandale dhe procese e akuza të ngritura kundër nesh. Lista jonë është e pastër si loti dhe jo si lista tjetër e cila ka njerëz të akuzuar dhe të implikuar në krim, prandaj votoni koalicionin tonë, listën e njerëzve të pastër, punëtorë dhe të devotshëm”, ka thënë Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli në Kamenicë.

Hidromorava

Ndërsa kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit AKR-LDK-LD-Alternativa, Dr.Avdullah Hoti, ka thënë se fitorja e 11 qershorit do të jetë e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

“Askush më mirë se ky koalicion nuk i adreson hallet dhe brengat e qytetarëve. Ne do t’i adresojmë ato, do të punojmë bashkë që të sigurohemi që një qeverisje e keqe që është bërë tash e sa vite të del në opozitë. Janë amanete të presidentit Rugova për të ndërtuar një shtet të fortë e demokratik. Jemi të vendosur të qojmë Kosovën përpara”, ka thënë Hoti ndër të tjera.

Ne fund janë prezantuar edhe kandidatet për deputetë nga radhët e koalicionit, Satmifer Kryeziu dhe Shaip Surdulli, të cilët vinë nga rajoni i Kamenicës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.