GRANDEMALL

Pacolli në Istog : Shteti ndërtohet me njerëz të punës, amanetin e Rugovës do ta çojmë në vend

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Sot në Istog, në një tubim ku të pranishëm ishim mijëra qytetarë, Aleanca Kosova e Re bashkë me partnerët e koalicionit LDK-LD-Alternativa, kanë prezantuar kandidatin për kryeministër, plan programin qeverisës dhe kandidatët për deputetë nga radhët e koalicionit.

“Jam këtu, në shtëpinë e madhe të Ibrahim Rugovës. Ka qenë dëshirë e imja dhe e anëtarëve te AKR-së që të jemi këtu dhe t’ju ofrojmë krejt potencialin që posedojmë, të ofrojmë diturinë tonë dhe eksperiencën tonë”, ka thënë tha Pacolli, në fjalën e tij para qytetarëve.

Duke i përmendur problemet e shumta të Kosovës, Pacolli ka treguar për dështimet e institucioneve në shëndetësi, arsim, siguri, mbrojtje të ambientit, e sfera të tjera.
Ai iu ka bërë thirrje qytetarëve të Istogut që t’i thonë mjaft zhvatjeve, dhunimit dhe hajnisë. “Ka ardhë dita që t’i kthehemi realitetit, e ai është amaneti i Ibrahim Rugovës, ne do ta çojmë amanetin e tij në vend me njerëz të ditur dhe të urtë, kështu ndërtohet shteti”, ka pohuar Pacolli.

Uji Dea

Duke i falënderuar qytetarët e Istogut për pritjen madhështore, lideri i AKR-së theksoi se,
përkrahja e madhe e qytetarëve është dëshmia më e mirë se koalicioni i shpresës, do të fitojë bindshëm. Ai ri konfirmoi edhe njëherë mbështetjen e tij të fuqishme për kandidaturën e Dr.Avdullah Hoti dhe iu bëri thirrje qytetarëve që me 11 qershor ta votojnë atë për kryeministër.

Ndërsa kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit Avdullah Hoti, para qytetarëve të Istogut tha se është i nderuar t’i prijë një liste e cila përfaqësohet nga ajka e profesionisteve. “Fitorja jonë është e bindshme, kjo është fitore e qytetarëve të Kosovës, e të rinjve, e pensionistëve dhe e bujqve. Ju garantojmë se me ne në qeverisje, te rinjtë do të lëvizin lirshëm në botë ” tha Hoti. Ai iu premtoi qytetarëve që me 11 qershor, Kosova do të ndahet nga rruga e izolimit dhe do të ec në drejtim të integrimeve evropiane.

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.