UBT

Pacolli në Greqi bën thirrje për mos izolimin e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

“Mos e harroni Kosovën. Kosova është krijesë e Bashkimit Evropian dhe ne jemi pjesë natyrale e Evropës. Baballarët që udhëtonin me hekurudhë përgjatë Evropës 50 vjet më parë e kanë të vështirë t’i shpjegojnë fëmijëve të tyre sot pse ata nuk mund të udhëtojnë”.

Kjo ishte deklarata e ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli drejtuar homologëve të tij nga Bashkimi Evropian në një takim në Greqi.

Gjatë punimeve të ministerialit të vendeve të Procesit të Vishegradit (Poloni, Hungari, Republikë Çeke, Sllovaki), Pacolli i bëri thirrje publike diplomatit sllovak Ivan Korçok që shteti i tij ta njohë Kosovën.

FIDANISHTJA

Duke vlerësuar Strategjinë e Zgjerimit si perspektiva unike për Kosovën dhe rajonin, shefi i diplomacisë kosovare, shprehu shqetësimin që “një vend i krijuar nga Bashkimi Evropian, me një legjislacion tërësisht sipas normave evropiane, rrezikon të harrohet megjithatë…”.

“Për ta ilustruar rëndësinë tonë, po i referohem shembullit të fëmijëve tanë që shpesh nuk e ndërtojnë dot objektin e tyre në lojën Lego, sepse harrojnë ndonjë element të vogël… Pa ne, Evropa nuk është e plotë, nuk është e qëndrueshme…. Po nëse fëmijët mund t’i këshilloj të përkujdesen për të gjithë pjesët e lojës së tyre, si përfaqësues i një vendi të vogël, e kam të vështirë t’ju këshilloj juve, përfaqësuesve të shteteve të mëdhenj. …Megjithatë ju sugjeroj: sa herë që shikoni fëmijët që luajnë këtë lojë, kujtohuni për Kosovën”, tha Pacolli. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.