Hidromorava

Pacolli në Ferizaj: Karvani i fitores së Koalicionit për Shpresën, po vjen!

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Sot me një pritje madhështore nga qytetarët e Ferizajt, Aleanca Kosova e Re dhe partnerët e koalicionit kanë mbajtur tubim zgjedhor në sallën e sporteve të qytetit, e cila ishte stërmbushur nga mijëra qytetarë të pranishëm.

“Karavani i fitores po vjen, kjo prezencë tregon më së miri se koalicioni ynë është koalicion i fitores.” Kështu e ka filluar fjalimin e tij para qytetarëve të Ferizajt, presidenti i Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli, i cili ka pohuar se ideja është e fuqishme, nëse i ka ardhur koha. “Kjo kohë është 11 qershori, atë ditë dilni dhe votoni listën tonë e cila përbëhet nga njerëzit e suksesshëm dhe ekspertët të cilët ju kanë bashkuar. Procesi i rritjes ekonomike për Kosovën fillon me votën tuaj”, ka thënë lideri i AKR-së. “Ne do të krijojmë një qeverisje dinjitoze e cila Kosovën do ta qojë drejt një perspektive civilizuese.” Pacolli ka thënë se plani qeverisës i koalicionit parasheh krijimin e tregut mbarëshqiptar, formimin e zonave të lira ekonomike, si dhe funksionalizimin e te gjitha minierave.

“Ne jemi ata që do ta ndajmë njëherë e përgjithmonë gjyqësinë nga ndikimi politik dhe normalisht, me punën tonë do t’i krijojmë shtetit një imazh më të mirë të cilin Kosova ka filluar ta humb”.

Mobi Casa

Pacolli ka premtuar se me qeverisjen e koalicionit AKR-LDK-LD-Alternativa, do të rritet numri i njohjeve për Kosovën. “Në fillim të mandatit të dytë, ne do të kemi njohje të mjaftueshme me të cilat do të aplikojmë për anëtarësim në Kombet e Bashkuara”, ka thënë ndër të tjera Presidenti Pacolli. “Jam i bindur se me mençurinë e njerëzve që i kemi në listë, ne do të krijojmë një qeverisje dinjitoze e cila Kosovën do ta qojë drejt një perspektive civilizuese.”, ka theksuar numri i një i Aleancës Kosova e Re.

Ndërsa kandidati për kryeministër Avdullah Hoti ka thënë se Ferizaj është qyteti që pas Prishtinës më së shumti kontribuon në zhvillimin e vendit me taksat që qytetarët paguajnë përmes bizneseve të shumta. “Ne nuk i sjellim qytetarët nëpër tubimet tona me autobusë, ata na bashkohen dhe na përkrahin në të gjithë Kosovën,” ka thënë Hoti. Ai ju ka bërë thirrje ferizajasve që me datë 11 qershor të votojnë për ekipin më të kompletuar që ka Kosova./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.