Fundamenti

Pacolli: Ne ecim kryelartë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë para qytetarëve në Prishtinë se ai dhe kandidatët e partisë së tij kërkojnë votën lirshëm dhe se ecin kryelartë.

Sipas Pacollit, njerëzit në AKR nuk janë njerëz të skandaleve dhe propagandave të rreme.

Ai ka thënë se pos profesionalizmit politik edhe investojnë.

Hidromorava

Pacolli ka shtuar se programi i partisë së tij, është program origjinal i tyre dhe nuk është i kopjuar dhe sipas tij, ky program del nga kërkesat e qytetarëve.

Ai ka potencuar se Kosova ka nevojë për AKR-në, ndërsa ka përmendur se liberalizimi i vizave është prioritet i kësaj partie. /Telegrafi/