FITORJA

Pacolli në Berlin: Kërcënimi më i madh për Ballkanin Perëndimor është tregtia e paligjshme e armëve nga shteti serb

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, njëherësh Ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, të premten, gjatë fjalimit të tij në Konferencën Ministrore që po mbahet në Berlin, dhe e cila synon të frenojë tregtinë e paligjshme të armëve dhe të sjellë armët nën kontroll në Ballkanin Perëndimor, ka siguruar mbështetjen e plotë të Kosovës për nismën gjermano-frënge për zbatimin e hartës për kontroll gjithëpërfshirës të armëve të vogla dhe të lehta.

Ministri Pacolli ka thënë se arsenalet e paligjshme paraqesin një rrezik të madh sigurie për popujt në Ballkanin Perëndimor dhe Evropën në tërësi, dhe më kërkesë për të lënë politikën mënjanë, ka porositur se është nevoja që bashkërisht të përqendrohen për të siguruar rezultate të prekshme, por edhe adresimin e duhur të problemeve me të cilat përballet rajoni.

“Kërcënimi më i madh me të cilin rajoni ynë përballet sot për sa i përket sigurisë është tregtimi i paligjshëm i armëve nga shteti serb dhe përdorimi i teknologjisë ushtarake për të krijuar aftësi përgjimi nga Beogradi, që do të përdoren në vendet fqinje me ndihmën e aktorëve të tretë”, ka thënë Pacolli.

Eco Higjiena

Shefi i diplomacisë kosovare ka thënë se Kosova ka qenë e zëshme dhe e qartë në kundërshtimin e veprimtarive serbe të shitjes së armëve dhe ka kërkuar që Evropa ta bëjë të njëjtën gjë, ta kundërshtojë këtë menjëherë dhe të sigurojë që stabiliteti dhe paqja të mbizotërojë në Ballkanin Perëndimor.

“Kosova është pjesë e iniciativës dhe do të ndërmarrë veprime nacionale, bilaterale dhe shumëpalëshe për të frenuar tregtinë e paligjshme të armëve dhe për të sjellë armët nën kontroll. Armët e paligjshme janë kërcënim për sigurinë publike dhe kombëtare të secilit shtet”, tha Pacolli. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.