Mobi Casa

Pacolli: Në Ballkan po protestojnë vetëm shqiptarët

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se vetëm në trojet shqiptare është duke pasur protesta, dhe sipas tij kjo situatë është shqetësuese.Pacolli në një status në Facebook ka thënë se jashtë vendeve tona po krijohet dëmi i madh në imazh.

Ky është postimi i plotë i Pacollit:

Çfarë po ndodh në viset tona?

Protestohet në Tiranë! Njëkohësisht protestohet në Prishtinë!

Protestohet edhe në Tetovë!

E di se ka arsye boll me protestuar. Por si ta kuptoj unë që e shoh Hapësirën ku jetojnë shqiptarët si një Unitet të pandashëm, këtë fakt, njëkohshmërinë e protestave?

Unë kam një droje që lidhet me këtë njëkohshmëri: në Ballkan po protestohet vetëm në trojet tona.

– A e dini se po krijohet jashtë nesh një dëm i madh për imazhin tonë?

– Cila është e keqja që është duke i infektuar trojet tona, dhe shtyn njerëzit në protesta?

Hidromorava

A e dini se kush është i interesuar gjegjësisht, kush po përfiton nga këto protesta? Unë nuk e di, por vetëm pyes. Kam frikë se si ndodh shpesh, humbësit jemi ne (qytetarët), si në Shkup, Tiranë dhe Prishtinë.

Nuk i njoh gjithë rrethanat dhe tani nuk po flas për Tetovën dhe Tiranën, por për Prishtinën.
Jam i indinjuar nga mungesa e dialogut, nga shkalla e lartë e konfliktualitetit politik në Kosovë.

Ndaj dua t’ ju pyes, çfarë njerëz jeni ju që nuk flisni në mes veti?

Çfar çmendurie…! Në vend që të punoni për një perspektivë të ndritshme, jeni duke e fundosur atë që u krijua me gjak e me djersë.

A e dini more njerëz se ju, dy palët (pozita e opozita) jeni duke shfrytëzuar paranë e qytetarëve të varfër për të treguar arrogancën tuaj, pa kurrfarë respekti ndaj shtetit e qytetarit.

Ku mbeti patriotizmi i juaj? Ku mbetën betimet e juaja se do të punoni për interesat e qytetarëve?

A e dini more… se ne qytetarët e kemi kuptuar tashmë se ju keni kaluar çdo limit.

Po.., ne qytetarët po ashtu e kemi kuptuar se ju nuk e meritoni më besimin tonë.