ARKATANA

Pacolli: Në AKR nuk ka njerëz të korruptuar

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Aleanca për Kosovë të Re është subjekti i vetëm që asnjëherë nuk i ka gënjyer qytetarët. Në AKR nuk ka njerëz të korruptuar, nuk jemi të shantazhuar, nuk frikësohemi dhe nuk jemi njerëz të skenarëve dhe propagandave të rrejshme. Kështu ka thënë lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, para simpatizantëve të AKR-së në qendrën e fshatit Sllovi të Lipjanit.

Ai ka qëndruar të premten në këtë komunë ku ka hapur fushatën zgjedhore të AKR-së.

“Meqë nuk kemi gënjyer kurrë qytetarët kemi arsye që të kërkojmë votën para qytetarëve”, ka thënë Pacolli.

Ai para lipjanasve ka thënë se me votën për numrin 40 do të votohet programi më i mirë qeverisës.

Eco Higjiena

“Jam i sigurt se ju me votën për numrin 40 do të voton edhe për programin më të mirë për zhvillimin ekonomik të vendit”, ka thënë Pacolli.

Në tubimin e qytetarëve të Sllovisë, ka folur edhe kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës na AKR, Ardian Bytyçi.

Ai ka shprehur bindjen e tij të plotë se vota e Lipjanit do të jetë votë për AKR-në dhe votë drejt një shteti ligjor dhe pa korrupsion. “Lipjani më 8 qershor do të votojë për AKR-në dhe njerëzit e suksesit, për Kosovën pa korrupsion, pa nepotizëm dhe pa ndërhyrje në drejtësi”, ka thënë ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.