ARKATANA

Pacolli ndihmoi aktoren e ndjer Zyrafete Gashi me 100 mijë euro

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Biznesmeni Behgjet Pacolli, njëherësh edhe zëvendëskryeministër i vendit, njihet për veprimet e tij humanitare njerëzve në nevojë. Ai të paktën me dhjetëra herë, ka ndihmuar njerëz dhe iniciativa që kanë pasur qëllim ndihmën për shërim jashtë vendit.

Një veprim të tillë human ai e ka bërë edhe së fundmi me aktoren e humorit Zyrafete Gashi-Zyra, e cila vdiq ditë më parë nga një sëmundje e rënd.

Zyra e cila prej kohësh vuante nga kanceri, kohëve të fundit kur sëmundja po e mundte kishte shkuar për mjekim në Zvicër. Por as atje, ku mjekësia herë – herë bënë të pamundurën, nuk u gjet ilaç për të, dhe mjekët zviceran, u dorëzuan.

Aktorja shprehte dëshirë, që orët e fundit të jetës t’i kalonte në shtëpinë e saj në Prishtinë, dhe kjo iu mundësua.
Burime të afërta me familjen Gashi, të reporterit, bëjnë të ditur humanisti Behgjet Pacolli, nuk ka kursyer asgjë nga vetja e tij, për ta ndihmuar aktoren e njohur.

ARKATANA

Ai kishte vënë në dispozicion aeroplanin e tij privatë në kthimin e Zyrës, nga Zvicra në Kosovë.

“Me aeroplanin privat të Behgjet Pacollit e kemi sjellë në Kosovë. Aty përveç dy vëllezërve të Pacollit dhe pilotit të aeroplanit, në përcjellje të Zyrës, kanë qenë edhe një mjek dhe një infermiere nga Zvicra”, ka thënë ky burim, duke shtuar se të gjitha këto shpenzime, dhe të tjera i ka hequr vetë zoti Pacolli.

Ky burim ka bërë të ditur gjithashtu se Pacolli, përveç aeroplanit privat ka shpenzuar rreth 100 mijë euro, në ndihmë mjekimit të aktores Zyra.

Humoristja shqiptare Zyrafete Gashi – Zyra ka vdekur të martën mbrëma, në moshën 57-vjeçare. Ajo ka vuajtur nga një sëmundje e rëndë, ndërsa për nëntë muaj ishte për shërim në Zvicër.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.