Pacolli ndërton urë në Zhegër dhe premton një qendër spitalore në Stanqiq

Gjilan – Behgjet Pacolli i shoqëruar edhe nga Faton Bislimi të enjten pasdite ka vizituar Zhegrën ku ka përuruar fillimin e punimeve të ndërtimit të një ure në vlerë të 15 mijë eurove dhe ka premtuar një qendër spitalore në Stanqiq. Pacolli tha se AKR është parti moderne e patriotizmit dhe parti që ka reflektuar pozitivitet.
Behgjet Pacolli është pritur ngrohtë nga banorët e Zhegrës. Pacolli së bashku me Faton Bislimin kandidatin për kryetar të Gjilanit nga ky subjekt politik ka biseduar gjatë me zhegranët të cilëve u ka premtuar komunë në vete dhe një qendër spitalore në Stanqiq, raporton rajonipress.
Pacolli tha se në Zhegër është hera e tretë që vije sepse ka një lidhje më shumë se partiake.”Zhegra ka një historik të ndritur dhe kjo anë është e shenjtë për mua. Unë maksimalisht do të angazhohem që Zhegra të bëhet komunë në vete sepse ju e meritoni këtë proces . Zhegra është vend kufitarë dhe mundësit për të përfituar ekonomikisht janë të mëdha. Në Stanqiq kam parë ujë dhe unë ju sigurojë se aty mund të ndërtohet një qendër spitalore. Kjo anë ka mundësi që të zhvillojë edhe sektorin e bujqësisë”.
Pacolli tha se AKR ka edhe projekte familjare dhe nga ky prizëm unë jam me ju dhe do të jem me ju edhe në të ardhmen. “AKR nuk është parti e luftës, por parti e patriotizmit modern e cila gjatë gjithë kohës ka reflektuar pozitivitet” tha Pacolli.
Kurse Faton Bislimi kandidat për kryetar të Gjilanit tha se Zhegra ka një historik të ndritur sepse nga këtu kanë dalur Idriz Seferi e Agim Ramadani.”Unë do të angazhohem që Zhegra të bëhet komunë funksionale dhe që ju të punësoni fëmijët tuaj dhe njerëzit tuaj. Ne duhet t`i themi stop grupimeve klanore e grupore të cilat po sundojnë gjatë gjithë kohës”.
Bislimi tha se AKR nuk ka program magjik, por ju sigurojë se ju do të jeni zot në shtëpinë tuaj. “Unë ju sigurojë se në programin tonë do ta keni ndërtimin e rrugës Zhegër-Gjilan, eliminimin e ujërave të zeza. Zhegra jam i bindur se me AKR do të jetë një shkollë krejt ndryshe e qeverisjes”.
Edhe Ibrahim Qerimi kandidat për këshilltar komunal nga Zhegra tha se Zhegra sot ka festë sepse me AKR këtij fshati të madh do t`i kthehet e ardhmja e ndritshme.
Më pas Pacolli dhe Faton Bislimi kanë parruar ndërtimin e urës që është donacion i premtuar më herët i Behgjet Pacollit në vlerë të 15 mijë eurove dhe që lidhë lagjet e mëdha të Zhegrës. /rajonipress/