Fundamenti

Pacolli: Na nevojiten vetëm 7 ministri

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Pacolli ka folur edhe për programin e partisë së tij duke thënë se “me AKR-në në pushtet do të reduktohet administrata e panevojshme, ndërsa Kosova do t’i ketë vetëm shtatë ministri apo departamente, të cilat do të jenë efektive dhe transparente”.

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, në prani të qindra qytetarëve dhe përfaqësuesve të bizneseve në Ferizaj, ka mbajtur debatin për Zhvillim Ekonomik dhe Punësim.

I pari i AKR-së, ka folur para tyre për mundësitë dhe mënyrat e ndryshimit të situatës aktuale ekonomike në vend.

Pacolli ka folur edhe për programin e partisë së tij duke thënë se “me AKR-në në pushtet do të reduktohet administrata e panevojshme, ndërsa Kosova do t’i ketë vetëm shtatë ministri apo departamente, të cilat do të jenë efektive dhe transparente”.

Ai ka folur edhe për “problemet esenciale me të cilat ballafaqohet shoqëria kosovare, duke vënë theks të veçantë në çështjen e papunësisë si dhe në mungesën e zhvillimit ekonomik dhe investimeve kapitale, çështje këto të cilat ndikojnë drejtpërdrejt ne mirëqenien dhe vetëdijen qytetare”, thuhet në komunikatën për media nga AKR.

Pacolli ka akuzuar udhëheqësin vendore për dështimin e krijimit të një ambienti të sigurt dhe atraktiv për investime.

FITORJA

Sipas Pacollit, investimet kapitale janë në rënie ndërsa shpenzimet qeveritare janë në rritje.

Ky fenomen, tha Pacolli, është një nga faktorët kryesorë që e tkurrë perspektivën e Kosovës.

“Tendenca e investimeve të huaja në Kosovë është në rënie, pasi që investitorët e huaj të cilët kanë ardhur në Kosovë për t’i investuar me qindra miliona euro, janë tërhequr. Investitori dëshiron që paraja e tij të jetë e sigurt” ka thënë Pacolli, duke shtuar se ata do të vazhdojnë të largohen nga Kosova nëse kjo situatë konfuze me funksionim të ligjit nuk ndryshon.

Pacolli deklaroi se Kosova duhet t’i mbrojë me ligj investitorët të cilët duan t’i fusin paratë e tyre në një ambient të sigurt.

Lideri i AKR-së para qytetarëve të Ferizajt ka thënë se këto probleme nuk tejkalohen me një shtet jofunksional, ku nuk respektohet ligji dhe ku nuk ka llogaridhënie.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.