UBT

Pacolli: Na duhet kushtetutë e pavarësisë së plotë!

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës dhe lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka uruar qytetarët e vendit, me rastin e shënimit të Ditës së Kushtetutës së vendit, duke thënë se na duhet Kushtetutë e pavarësisë së plotë. Në një postim në Facebook, Pacolli ka thënë se Presidenti i vendit duhet të zgjidhet nga vota e popullit.

“Përvjetori i kushtetutës është rast bukur i mirë për të diskutuar përmbajtjen e saj. Kjo ishte kushtetutë e mirë për një Republikë të re si e jona, por ajo ka vulën e Ahtisaarit, d.m.th të pavarësisë së mbikëqyrur. Na duhet kushtetutë e pavarësisë së plotë! Përshembull, presidenti duhet të zgjidhet nga populli. I kemi parë problemet e deritanishme me zgjedhjen parlamentare të presidentit. I shkrimë disa institucione të pavarësisë së mbikëqyrur, por si do zgjidhen këto të pavarësisë së plotë? Kushtetuta ka faqe të bardha që presin të shkruhen”, ka shkruar Pacolli.

FIDANISHTJA

“Duhet t’i shkrijmë disa institucione të tjera si Agjencioni i Privatizimit dhe duhet të krijojmë disa të tjera si Agjencioni për Gjeneratat e reja, Agjencioni për Participimet; etj. Janë disa projekte që i kam shpallur prej 2007 dhe sot 7 vjet më pas po i përmendin të gjithë”,shkruan Pacolli.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.