United Hospital

Pacolli mohon se ka blerë tokë në Vojvodinë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Zv/kryeministri Behgjet Pacolli e ka përgënjeshtruar shkrimin e një gazete serbe, në të cilin është thënë se ai bashkë me një sheik arab kanë blerë 10 mijë hektarë tokë në Vojvodinë. Në një prononcim për “Tribunën”, Pacolli nuk e ka mohuar vetëm blerjen e tokës por edhe çfarëdo lloj investimi tjetër në Serbi.

Ai e ka pranuar se ka miqësi me sheikun arab duke thënë se ka informacione që ai ka pasur ofertë për të marrë tokë në Serbi, por që e ka refuzuar. “Është e vërtetë se unë kam shumë miq nëpër botë, në mesin e të cilëve është edhe Sheiku Mohammed bin Zayed Al Nahyan. Me sa e di unë, në vizitën e fundit që ai e ka pasur në Serbi, i kanë ofruar mijëra hektar tokë falas për të investuar, por ai nuk ka pranuar. Një është e sigurt, se unë nuk jam i përfshirë në asnjë investim të mundshëm në Serbi”, ka deklaruar Pacolli.

Uji Dea

Ai është befasuar me lehtësinë e lansimit të lajmit nga mediet në Kosovë. “Po më habit fakti, që disa media që ia mbajnë vetes se janë profesionale, nuk kanë provuar fare që ta shtjellojnë këtë dezinformatë”, është shprehur Pacolli.

Mediet serbe kanë shkruar se biznesmeni më i pasur shqiptar, qëndron prapa investimit të Kompanisë “Al Dahra” të Sheikut Mohammed bin Zayed Al Nahyan, ku thuhet se pjesa më e madhe e parave i takon vetë Pacollit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.