ARKATANA

Pacolli: Mirënjohës sekretarit amerikan për pozicionin parimor në mbështetje të Kosovës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo për qëndrimin e tij karshi Kosovës.

Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo inkurajoi Serbinë që të përqendrohet në rifillimin e negociatave me Kosovën për një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizim e përqendruar në njohjen e ndërsjellë”.

ARKATANA

Postimi i plotë i Pacollit:

“Dje Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo inkurajoi Serbinë që të përqëndrohet në rifillimin e negociatave me Kosovën për një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizim e përqendruar në njohjen e ndërsjellë.
Sekretari Pompeo potencoj se ata duhet të shmangin provokimet që pengojnë procesin e normalizimit, dhe të angazhohen me frymën e kompromisit dhe fleksibilitetit të nevojshëm për të siguruar një marrëveshje dhe për të zhbllokuar potencialin e të dy vendeve.
Unë jam mirënjohës ndaj Sekretarit Pompeo i cili gjithmonë ka një pozicion parimor në mbështetje të Kosovës dhe në takimet e mia me të gjatë muajve të fundit ai ka shprehur mbështetjen e fortë për njohjen e Kosovës”, ka shkruar Pacolli. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.