ARKATANA

Pacolli: Mirë është, edhe pse më vonesë!

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, konsideron se shkarkimi i Jabllanoviqit duhet të vlerësohet, por se sipas tij, është i vonshëm.

Pacolii thotë se imazhi ndërkombëtar i Kosovës janë të mira publike që duhet të ruhen nga të gjithë, duke shtuar se Qeveria ka mundiur t’i evitojë pamjet e dhunës.

Lexojeni të plotë reagimin e Pacollit në Facebook
Mirë është, edhe pse më vonesë!

Uji Dea

Stabiliteti i Kosovës, imazhi i saj ndërkombëtar janë të mira publike që duhen ruajtur nga të gjithë. E vlerësojmë aktin e shkarkimit të ministrit Jablanoviq, i cili do duhej të kishte ndodhur më parë duke na kursyer kështu ato pamje dhune që ishin lajm i botës dhe që rrezikonin të destabilizonin.E kuptojmë se ishte edhe nje mungesë e VIZIONIT të kësaj Qeverije.

Në kushtet e reja, qeveria së bashku me opozitën do uhet të duhet të përqëndrohet kah dialogu për plagët e mëdha sociale të vendit. Duhet dialog brenda institucioneve. Nëse po dialogojmë me serbët, nuk kuptoj pse politika jonë s’do duhet të dialogojë mes veti për të shëruar këto plagë?

Si do duhet të ndalet gërryerja e shpirtit të shoqërisë sonë nëpërmjet ikjeve masive? Unë vazhdoj të këmbënguli që qeveria do duhet të na bindë, sot më shumë sesa në fushatën zgjedhore për dobinë, për kryeshmërinë e programeve të veta qeverisëse, të premtimeve të veta elektorale. Ku janë terapitë që ajo propozonte për punësimin e të rinjve, për mirëqenie për të gjithë? Dakord që qeverisë i duhet lënë një periudhë që tregojë veten, por qytetarët duan mesazhe shprese, arsyeje pse duhet të mos e lënë vendin./Indeksonline/