Eko Higjiena

Pacolli, Mejdani dhe Moisiu bashkë për “Unionin ekonomik shqiptar”

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

“Një Bashkim i ekonomisë shqiptare duhet të ndodhë”. Kështu u vlerësua në konferencën e sotme të iniciuar nga zëvendëskryeministri i parë i Kosovës Behgjet Pacolli.

Një ide që në vitin 2007 e nisi Arbën Xhaferi, e të cilën pastaj s’mund të vazhdojë me jetësimin e saj, këtë do ta bëjnë tash, Behgjet Pacolli, zëvendëskryeministri i Kosovës, dhe ish presidentët Alfred Moisiu dhe Rexhep Mejdani, që janë duke punuar për këtë gjë.

Ideja e themelimit të një lëvizje për një treg të përbashkët unik shqiptarë, u vazhdua sot me kërkesën e institucionalizimit të këtij unioni, e që synimi kryesorë është bashkimi ekonomik mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli dhe ish Ministri i ekonomisë dhe Financave, të Shqipërisë, Arben Malaj i kanë bërë kërkesë zyrtare qeverisë së Shqipërisë dhe të Kosovës, që të hartojnë strategjinë e përbashkët për zhvillim ekonomik.

Pacolli me këtë rast ka thënë se është shumë i inkurajuar dhe ka garantuar se do të punojë për këtë ide edhe nga ana qeveritare.

Fundamenti

“Do të punoj pra edhe në anën tjetër që kjo ide të jetë një gjë e akceptuar edhe nga kolegët e mi në qeverinë e Kosovës dhe kërkoj po ashtu nga shkëlqesitë nga Shqipëria, që të ndikojnë edhe në qeverinë e Shqipërisë që këto ide të bëhen realitet”, ka theksuar Pacolli.

Ndërsa Arben Malaj ish ministri i financave, i ekonomisë së Shqipërisë, mbështetës i kësaj ideje, theksoi se kjo ide është që këto dy shtete të mund të krijojnë ekonomi unike, që të shfrytëzojnë pozitivisht gjithë historinë në rrugën e suksesshme që ka ndjekur bashkimi evropian.

Ndërkohë, në këtë konferencë është promovuar edhe libri “Bashkimi nis nga Ekonomia”. Ne të cilin libër janë paraqitur punimet e 20 autoriteteve më nam shqiptar, rreth të mirave të përbashkëta ekonomike që mund të ketë mes Kosovës dhe Shqipërisë

Behgjet Pacolli, me këtë rast theksoi se ky libër është një përmbledhje e njerëzve të vullnetit, dhe profesionist që kanë mbështetur iniciativën.

“Ne duhet të bashkohemi ekonomikisht, dhe interesi ynë është që të kontribuojmë mirëqenie për qytetarët e Kosovës. Ne duhet të kemi hapësirë më të madhe ekonomike. Çdo investim në rrafshin ekonomik në Shqipëri do të jetë shumë e vogël për tregun ne Shqipërisë dhe po ashtu edhe në Kosovë, prandaj nëse konsiderojmë hapësirën e të gjithë shqiptarëve ku ata jetojnë do të jetë një hapësirë shumë e madhe, dhe më interesante në rajon. Pse ne duhet ta kufizojmë zhvillimin ekonomik deri te kufiri. Ne duhet të mendojë një hapësirë për të gjithë shqiptarët”, ka theksuar Pacolli.(ORAinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.