Fundamenti

Pacolli: Me tre kryeministra shqiptarë, Kosova s’ka pse i frikësohet “Ballkanit të Hapur”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli është shprehur në favor të përfshirjes së Kosovës në nismës “Open Balkan”.

Pacolli thotë se edhe Mali i Zi u bë pjesë e “Open Balkan”, ndërsa edhe Bosnja ishte aty në cilësinë e vëzhguesit.

Ai thotë se me tre kryeministra shqiptarë, Kosova nuk ka nevojë të frikësohet nga iniciativa.

“Dua ta shoh edhe Kosovën në një klub me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, të mbështetur fuqishëm nga SHBA. Është koha e duhur (kemi 3 Kryeministra shqiptar), aty mund të mirën vendime vetëm në favor të Kosovës, mos u frikësoni”.

UBT

Deputeti i opozitës në Kuvendin e Kosovës thotë se Kosova mund të tërhiqet nga nisma kurdo që e sheh të nevojshme.

“Anglia ishte themeluese e Unionit Europian dhe atëherë kur ajo e vlerësoi doli nga ky union. Edhe Kosova mund ta bëjë këtë nëse vëren që aty kërkohet te bëhet diçka që shkon në dëm të Kosovës”.

“Kosova nuk guxon të hezitoj dhe të paragjykoi në rrugën e integrimit euroatlantik të mbështetur nga SHBA. Ajo duhet të jetë aty ku flitet për urat, për integrimet dhe për ardhmërinë evropiane”.

“Izolimi i duhet më së paku Kosovës (Edhe Bledi e Berlini i fundit nuk shkuan në favor te Kosovës). Nuk ka nevojë të frikësohemi nga vendi ku flitet për sfidat”, ka shkruar tutje Pacolli./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.