UBT

Pacolli: Më tradhtoi Isa Mustafa, jo LDK-ja

/ 4 minuta lexim
RCCOLA

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, thotë se AKR është tradhëtuar nga Isa Mustafa, jo nga LDK-ja. Pacolli thotë se Isa Mustafa as nuk i ka telefonuar, pasi ka kuptuar se AKR-ja nuk e ka kaluar pragun zgjedhor.

“Isa Mustafa e ka tradhtuar totalisht LDK-në. Isa Mustafa më ka tradhtuar edhe mua. Ai e përdori nikoqirllëkun tim për interesa të veta. Thotë se e ka mbajtur Behgjet Pacollin që të mos bëjë koalicion me Thaçin. Thua ti se unë jam fëmijë…”, thotë Pacolli, duke potencuar se Këshilli Drejtues nuk e përkrah vendimin e Mustafës.

“Tash jemi para një dileme. Ndoshta do ta mbështesim Haradinajn, ndoshta Vetëvendosjen, ndoshta edhe Thaçin, ndoshta do të mbetemi ne vetëvendosjen. Por me rëndësi është ta kalojmë pragun, pastaj të katër opsionet janë në lojë”, tha Pacolli në emisionin “Zona e Debatit” të Klan Kosovës. /Telegrafi/

———————————————————–

Pacolli: Marrëveshja antikushtetuese, shkojmë prapë në zgjedhje

(E plotësuar) Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, thotë se blloku opozitar është dashur të pres rezultatin e zgjedhjeve e tek pastaj të ndërmarr një hap të tillë, sepse me këtë ka rrezikuar edhe stabilitetin. Ai e quan antikushtetuese marrëveshjen, kurse veprimin e Isa Mustafës e cilëson kundër vullnetit të votuesve të LDK-së.

Pacolli thotë se gjendja është shumë e komplikuar dhe se kemi një rast kur dy lider politikë promovohen si mandatar për kryeministër.

Ai thotë se qytetar do ta analizojë tërë këtë situatë dhe do të vijë në përfundim se vota e tyre është shfrytëzuar për nevoja personale.

“Kjo marrëveshje është antikushtetuese. I kemi edhe 40 mijë vota të pa numëruara dhe çka do të ndodhe nëse pas numërimit të atyre votave situata të ndryshojë dhe ndonjë parti të mbetet jashtë parlamentit”, thotë Pacolli.

Ai thotë se AKR nuk ka pasur ndërmend të jetë pjesë e koalicionit qeverisës me PDK-në, por tash nëse do të kalojë pragun zgjedhor do të mendohet se si do të veprojë.

Eco Higjiena

“Jam shumë i mllefosur me veprimin e zotit Isa Mustafa, i cili nuk ka përfillur vullnetin e votuesve të LDK-së. Pra ai ka shkelur mbi parimin e tij, sepse kishte thënë se posti i kryeministrit është i panegociueshëm”, thotë Pacolli

Ai vlerëson se vendi do të shkojë prapë ne zgjedhje. /Telegrafi/

————————————————–

Pacolli: Po përbuzet vota e qytetarit

Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli, thotë se nuk bën të kritikohet qeveria e kaluar, sepse ajo ka pasur suksese. Pacolli thotë se gjithmonë ka pasur respekt për Lëvizjen vetëvendosje, por thotë se tani po e njeh Vetëvendosjen, e cila po e përkrah koalicionin e bllokut opozitar.

Pacolli thotë se nuk ka bërë koalicion me PDK-në për arsye parimore.

“Kam besuar se të qenurit i sinqertë dhe i afërt me qytetarët do të mjaftojë t’i fitojmë zgjedhjet”, tha Pacolli në Klan Kosova.

Pacolli thotë se gjithmonë ka pasur respekt për Lëvizjen vetëvendosje. “Por, tani unë nuk po e njoh Vetëvendosjen. Ajo deri dje ishte kundër ccdo favorizimi dhe tash për inate dhe teke ndaj dikujt tjetër, po përkrahin një gjë që nuk mund të ndodhë”, tha Pacolli.

Pacolli thotë se tani po përbuzet vota e qytetarit, për inate të dikujt dhe po injorohen 32 për qind të atyre që kanë votuar për PDK-në. “Kjo nuk është kompatibile me Vetëvendosjen. Këtu po luhet me qytetarin”, tha Pacolli. /Telegrafi/