Pacolli: Me qeverisjen e AKR-së pensioni minimal do jetë 250 euro

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Pensionistët kosovarë nuk do të jetojnë më në kushte të mjerueshme. Ato do jenë shtresa e popullsisë më e vlerësuara në Republiken e Kosoves. Pensioni me qeverisjen e AKR-së pas 8 Qershorit, nuk do të jetë më i vogël se 250 euro.

Të shtunën në takimin me pensionistët , presidenti i AKR-së Behgje Pacolli, u premtojë se do të jenë prioritet i tij si kryeministër i ardhshëm i vendit. “Unë i di hallet e juaja i di vlerat e juaja, i di brengat e juaj. Prandaj unë sot ju premtoj se nëse AKR udhëheq lokomotivën qeverisëse, pensioni juaj nuk do të jetë më i vogë se 250 euro. Ju do të keni një jetë më të dinjitetshm dhe jo si deri tani që paga juaj nuk ka mbuluar as shpenzimet e medikamenteve”, tha Pacollii para pensionistëve në Prishtinë. Pacolli u premtoi se do të jetë pas tyre sa herë që ata kanë kërkesa për një jetë më të mirë për sic tha ai njerëzit më meritorë të këtij vendi.

“Ju e ndërtuat Kosovën, ju i shkolluat gjenerata të shumta, u kujdesët për ta që të kenë shërbime më të mira shëndetësore, e tani tua kthejnë shpinën është turp. Por po u them se tani erdhën ditët e mira edhe për ju. Pas 8 qershorit ju do të jeni prioritet i qeverisë”, tha Pacolli. Nga pensionistët ai kërkoi që të dalin në zgjedhjet e 8 qershorit pavarsishtë zhgënjimeve të tyre me qeveritë e deri tanishme.

Mobi Casa

I nominuari për kryeministër nga AKR, u tha pensionistëve që të bëjnë presion te qeveria komunale dhe ajo qendrore që të gjejnë një hapësirë për të ndërtuar objektin e përshtatshëm për ta.

Pensionistët i thanë kreut të AKR-së se është lideri i vetëm që nuk i ka harruarr asnjëherë dhe është takuar me ta sa herë që kanë pas nevojë.

“Nuk ka pas lider tjetër që na ka vizitu pos jush z.Pacolli. Ju keni qenë të vetmit që pas zgjedhjeve na keni ndihmuar në cdo formë. Pensionistët janë falenderuas ndaj jush për ndihmën që Fondacioni juaj ka ndihmuar pensionistët në nevoj dhe prap po na ndihmon”, tha pensionisti Shaip Vitija.