ARKATANA

Pacolli: Me marrëveshjen e 27 shkurtit, Kosova merr vizat, anëtarësimin në KE dhe ndonjë njohje nga vendet e BE-së

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Edhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka shkruar për takimin e ditës së hënë planifikuar të mbahet në Bruksel.

Pacolli përmes një shënimi në Facebook thotë se me shumë gjasa me 27 shkurt do të nënshkruhet dokumenti i famshëm, i njohur sot si dokumenti evropian.

“Kosova do të marrë përsipër obligimin e pashmangshëm për të jetësuar “Zajednicën” në këmbim të kthimit të serbëve në institucionet e Kosovës. Me fjalë të tjera, situata do të dalë si një vit më parë; Nga kjo marrëveshje do të përfitojë Serbia, por edhe Kosova, dikush më shumë e dikush më pak. Serbia në mënyrë të pashmangshme fiton “Zajednicën” dhe do të sigurojë rrugën e saj drejt BE-së me njëfarë “vetëngushëllimi” për t’u distancuar nga Rusia, por jo për t’u ndarë”.

“Kosova, në anën tjetër, fiton; kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës, apo mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve në komunat serbe”, ka shkruar Pacolli.

FIDANISHTJA

Deputeti opozitar në Kuvendin e Kosovës, tha se Kosova me këtë marrëveshje do të përfitojë liberalizimin e vizave, anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe ndonjë njohje nga vendet e BE-së.

“Kosova nuk merr njohje nga Serbia, por përfiton nga të gjitha aderimet apo integrimet euroatlantike ku Rusia nuk ka prezencë (ndikim), si liberalizimi i vizave, Këshilli i Evropës etj., dhe ndoshta ndonjë njohje e ndonjë shteti anëtare e BE-së që ende nuk e ka njohur Kosovën”.

Pacolli pavarësisht kritikave ndaj Kurtit për qëndrimet e këtij të fundit në raport me dialogun, thotë se është mirë që po nënshkrueht marrëveshja për t’iu hapur perspektiva vendit.

“Marrëveshja në fjalë me Serbinë duhet të nënshkruhet, ashtu siç do të bënte çdo qeveri para vitit 2021 (ndoshta me më pak trauma). Siç mund ta shihni, nënshkrimi i kësaj marrëveshje është krejtësisht kundër asaj që dikur kishte premtuar Kryeministri Albin Kurti, sa ishte në opozitë”.

“Sot, edhe pse në kundërshtim me premtimet e tij, është mirë që gjërat po shkojnë drejt një perspektive paqësore. Kjo marrëveshje paraqet një hap të madh drejtë zgjidhjës së problemit me Serbinë. Merita e madhe i takon miqve tanë tradicionalë SHBA-së dhe BE-së, të cilëve populli i Kosovës do t’u jetë përjetësisht mirënjohës”, ka shkruar tutje Pacolli./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.