UBT

Pacolli: Me lutjet e mija për ju po dëshmoj burrëri, tregojeni ju burrërinë tuaj!

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, ka kërkuar që bashkëpunimi ndërmjet LDK-së dhe Vetëvendosjes duhet të jetë më intensiv.

“Në rregull, unë me prezencën dhe lutjet e mija për ju po dëshmoj burrëri (nuk po kërkoj asgjë), por tregojeni ju burrërinë tuaj, leni anash interesat dhe uluni e merruni vesh mes vete”, ka thënë ai.

Postimin e Pacollit mund ta lexoni të plotë më poshtë.

“Postimet e mia të fundit që të zgjidhet problemi i bllokadës në favor të qytetarëve, dhe thirrjet e mija për liderët e partive parlamentare shqiptare që të “sakrifikojnë” nga vetja dhe ta qesin Kosovën në rendin e parë, nuk nënkupton lëvizje apo luhatje nga pozicionet e mia, (siç i quajti dikush për karrierë apo interes – të dyja këto moti i kam dhe i kam realizuar më së miri deri më tash).

UBT

Si rezultat i kësaj mu mundësua që të kuptoj dhe të shoh se kush po punon për interesat e vendit e kush për qellime specifike.

Dikush madje më telefonoi dhe më tha ” qendro me ne se e kemi me ta “lartësu BURRERINË”. Më bëri me qesh !!!!

Në rregull, unë me prezencën dhe lutjet e mija për ju po dëshmoj burrëri(nuk po kërkoj asgjë), por tregojeni ju burrërinë tuaj, leni anash interesat dhe uluni e merruni vesh mes vete.

E konsideroj se bashkëpunimi ndërmjet LDK dhe VV të jetë edhe me intenziv edhe pse mundet per lidershipin e dy partive te konsiderohet si “Sfide sakrifice ” por bëjeni atë per rrespekt ndaj votës dhe deputeteve qe ju përcjellin” (sic.), ka shkruar ai. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.