Hidromorava

Pacolli: Mbetem në politikë për Kosovën, jo për veten

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Kreu i AKR-së dhe zv/kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli në një intervistë për RTK-në ka folur gjerë e gjatë për të gjitha çështjet aktuale në vend, derisa është ndalur më shumë te problemet ekonomike në vend.

Ai ka thënë nuk është i kënaqur me zhvillimin ekonomik të vendit, derisa ka premtuar së një gjë e tillë do të bëhet nëse atij i lihen duart e lira, duke aluduar në më shumë hapësirë në qeverinë e Kosovës.

Pacolli më konkretisht ka folur për gjigantin metalurgjik të Kosovës, “Trepçën”, duke e shtjelluar edhe një herë idenë e tij për këtë kompleks. Sipas tij, nëse realizohet ideja e tij që të riorganizohet ky gjigant, atëherë “Trepça” duhet të hiqet nga kthetrat e Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe Odës së Veçantë të Gjykatës Supreme të Kosovës.

Në kuadër të këtij propozimi Pacolli ka thënë se pjesa minerare e këtij gjiganti nuk duhet të privatizohet, por të organizohet në një shoqëri aksionare. Gjithashtu si model ai ka propozuar edhe partneritetin privato-publik dhe themelimin e Agjencionit të Participimeve, si dhe të Grupit Menaxhues Ndërkombëtar.

Kreu i AKR-së ka folur edhe për proceset politike në vend dhe zgjedhjet lokale që do të mbahen më 3 nëntor. Pacolli është shprehur i zhgënjyer me bllokimin e reformës zgjedhore, nga, sic ka thënë ai, kreu i PDK-së dhe ai i LDK-së, edhe pse që të dy janë nënshkrues të marrëveshjes që presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt nga vota e popullit, transmeton orainfo.

Sa u përket zgjedhjeve lokale, numri dy i qeverisë ka thënë se partia që udhëheqë ai është e gatshme që qytetarëve t’ua ofroj ofertën më të mirë, derisa ka shtuar se pret rritje të elektoratit në tërë Kosovën me theks të veçantë në Kamenicë, Prishtinë, Gjakovë, Podujevë, etj.

Uji Dea

I pyetur për kandidatin e AKR-së për Prishtinën, Pacolli ka thënë se ky emër së shpejti do të bëhet publik dhe se do të jetë kandidati më i mirë që ka partia.

“Prishtinën do të menaxhimin në mënyrën më të mirë, duke e rikthyer tek qytetarët dhe duke e bërë qytet si i ka hije një kryeqendre”, ka thënë ai.

Lidhur me angazhimin e tij në politikë nga një biznesmen me përmasa botërore dhe të ardhmen e tij, Pacolli ka qenë i prerë në përgjigje: “Mbetëm në politikë për Kosovën, jo për vetën”.

Sa i përket politikës së jashtëm, zv/kryeministri i parë ka thënë se është i kënaqur me numrin e njohjeve, por nuk do të ndalet me kaq.

“Nga 14-16 gusht do të udhëtoj në kontinentin afrikan bashkë me ministrin e Jashtëm, zotin Enver Hoxhaj, ku do t’i vizitojmë disa nga shtetet e këtij kontinenti. Para së të hyjë në këtë emision mora konfirmimin për vizitë në Kenia ku pres që të marrim njohjen për Kosovën nga ky vend i rendesishëm i Afrikës”, ka thënë Pacolli, duke shtuar se në kuadër të turneun afrikan ka paraparë vizita edhe në Mozambik, Zambi, Kongo dhe Afrikë të Jugut”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.