Eko Higjiena

Pacolli: Masakra në Reçak ishte arsyeja e ndërhyrjes së NATO-s që përshpejtoi çlirimin e Kosovës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka përkujtuar viktimat e masakrës së kryer nga forcat serbe 23 vjet më parë në Reçak.

Në një postim në Facebook, Pacolli ka shkruar se 15 janari i vitit 1999 ishte ditë zie për fshatarët e Reçakut ku forcat gjenocidale serbe të Millosheviqit vranë mbi 45 njerëz të pafajshëm dhe terrorizuan të gjithë banorët tjerë të fshatit.

“Kjo masakër, e cila konsiderohet si një nga krimet serbe kundër njerëzimit në Kosovë, ishte arsyeja e ndërhyrjes së NATO-s që përshpejtoi çlirimin e Kosovës. Lavdi viktimave dhe heroizmit të banorëve të Reçakut”, shkruan ai.

KKVITI

Më 15 janar 1999, banorët e Reçakut të Shtimes u zgjuan herët në mëngjes nga krismat e armëve që ishin bërë të zakonshme në atë periudhë të luftës.

Atë ditë në këtë fshat, që ndodhet rreth 30 kilometra larg Prishtinës, forcat policore dhe ushtarake serbe vranë 45 civilë shqiptarë. Kjo ngjarje, ishte cilësuar si masakër edhe nga shefi i atëhershëm i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker.

Presidenti i SHBA-së Bill Clinton përmes një video-mesazhi dënoi vrasjen e civilëve shqiptarë duke thënë se kjo ngjarje ishte një veprim vrasjeje e qëllimshëm dhe pa dallim, i krijuar për të mbjellë frikë në mesin e popullit të Kosovës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.