FIDANISHTJA

Pacolli: Maji do të jetë muaji i kosovarëve

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka thënë se muaji maj do të jetë i rëndësishëm për Kosovën dhe qytetarët e saj.

Ai ka thënë me rastin e 1 majit, në vend do të duhet të krijojnë kushte më të mira për punëtorët.
Ky është postimi i plotë i Pacollit në Facebook:

“Të dashur miq, Gëzuar festën e 1 majit!

Muaji i Majit këtë vit për Kosovën do të jetë muaji i rëndësishëm;

Mobi Casa

Më 3 Maj Kosova me siguri të plotë do te jetë anëtare e UEFA-s dhe gjatë 15-ditëshit të parë të Majit besoj Kosovarët do të udhëtojnë lirshëm nëpër Evropë. Urime Kosovë!

Kjo fitore është meritë ekskluzive e popullit të urtë të Kosovës.

1 Maji, në anën tjetër është edhe “Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve”. Me këtë rast dua të theksoj se çdokush nga punëdhënësit është dashte të krijoj kushte dhe paga dinjitoze për punëtorët. Nga ana ime, besoj që sado pak këtë e kam arritur, pasiqë kam arritur t’ua siguroj vendin e punës mbi 15 000 shqiptareve në botë, si dhe mbi 3500 në Kosovë, duke ndarë me ta gjithmonë hallet tona.

Zoti na ndihmoftë në rrugën tonë, drejt një Kosove më të zhvilluar, me mundësi më të mëdha punësimi dhe kushte më të mira të jetesës.Të dashur miq, Gëzuar festën e 1 majit!”/gazeta blic/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.