Pacolli: Lutem që sakrificat e popullit të shpërblehen me shtet funksional

Kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka uruar besimtarët myslimanë Festën e Kurban Bajramit.Ai ka uruar që kjo ditë të jetë e gëzueshme për të gjithë.
“Në këtë natë të shenjtë për të gjithë besimtarët myslimanë, më lejoni që në emrin tim dhe të strukturave drejtuese të Aleancës Kosova e Re, t’ju uroj Festën e Kurban Bajramit. Uroj që kjo festë të jetë një ditë gëzimi për të gjithë, një ditë të cilën do ta kaloni në begati bashkë me familjen dhe më të dashurit tuaj, duke shprehur respektin dhe dashurinë për njëri-tjetrin”, është shprehur Pacolli.
Ai ka thënë se lutet që sakrificat e popullit të tij të shpërblehen me një shtet funksional e me mirëqenie sociale.
“Lutem qe sakrificat e popullit tim të shpërblehen me një shtet funksional, me mirëqenie sociale dhe dinjitet për të gjithë qytetarët pa dallim etnie dhe feje. Ky vend e meriton më të mirën dhe me vullnetin e Zotit këtë do ta arrijmë bashkërisht!”, është shprehur tutje ai.