Mobi Casa

Pacolli lobon për njohjet dhe anëtarësim në INTERPOL

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Me qëllimin e lobimit sistematik për rritjen e numrit të njohjeve të Republikës së Kosovës dhe sigurimin e një mbështetje të fuqishme për anëtarësimin e vendit në Organizata Ndërkombëtare, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka vazhduar realizimin e takimeve të shumta të nivelit të lartë në margjina të punimeve të rregullta të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.

“UNGA, ose punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së me praninë e 130 krerëve të shteteve dhe qeverive, është një rast i jashtëzakonshëm për një vend si Kosova të tregojë ekzistencën e vet, punën dhe të arriturat e veta!”, ka vlerësuar Pacolli, duke bërë një përmbledhje të takimeve të zhvilluara, qoftë të atyre sipas agjendës zyrtare ashtu edhe të takimeve të tjera të karakterit jo-formal në pritje të ndryshme shtetërore.

Mobi Casa

“Takova ministren e re të punëve të jashtme të Australisë, Marise Payne. Pas agjendës zyrtare në Selinë e OKB-së takova dhe shumë ministra të jashtëm të vendeve afrikane si ai i Kamerunit, Lejeune Mbella Mbella; atë të Ruandës Louise Mushikiwabo. Takova dhe Jean Baptiste le Moine, ministër shteti për Europën dhe Punët e jashtme të Francës. Shumë ambasadorë, drejtues institucionesh të grumbulluar në pritjen zyrtare të Ruandës.

Më pas takova në një pritje madhështore shumë personalitete drejtuese të Emirateve të Bashkuar Arabe, por edhe nga vende të tjera. U takova me ministrin e punëve të jashtme të Emirateve Arabe Abdullah bin Zayed Al Nahyan; Ministrin e Jashtëm të Libisë Mohamed T. H. Siala; Princin e Kurorës së Norvegjisë, Hakkon Magnus; Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështje Ekonomike të EBA, z. Mohamed Sharaf; Ministrin e Jashtëm të Bahrejnit, Shaikh Khaled bin Ahmed bin Mohammed Al Khalifah; etj”, ka thënë numri dy i Qeverisë, përcjell Telegrafi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.